Gjatë vitit 2018, Peleshi tha se do të zbatohen reforma në fushën e bujqësisë, duke shtuar se do të riorganizohen Drejtoritë e Bujqësisë në vend, pasi sipas tij, nuk e kanë bërë punën si duhet deri më tani dhe nuk kanë rezultate me rendiment.
“Drejtoritë e Bujqësisë në vend do të shkrihen dhe do të riorganizohen, pasi deri më tani nuk e kanë bërë siç duhet punën e tyre. Ky do të jetë një shërbim, që në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës do të realizohet pas hartimit të moduleve të trajnimit për ekspertët e fushës. Do të bëhet me qëllim organizimin e këtyre shërbimeve”, tha Peleshi.
d.c./shqiptarja.com