Drejtuesi politik i qarkut të Korçës Niko Peleshi në një intervistë për gazetaren Esiona Konomi shpjegoi pse mbjatja e Kongresit të Partisë Socialiste në këtë moment të situatës politike në vend, merr një rëndësi të veçantë.
"Është një kongres i veçantë, i rëndësishëm, për vendin, sepse ne po mundohemi dhe do ja dalim që përmes tij, të shpërndajmë mesazhe normaliteti, të një Shqipërie normale që punon respekton demokracinë dhe e ka fokusin e vet tek rregullat e demokracisë. që përgatitet për zgjedhje. Si çdo parti edhe në qarkun ku unë punoj objektivi është maksimal, për të fituar kudo, si çdo parti tjetër politike. Anormaliteti është rruga", tha Peleshi.
I pyetur nga gazetarja e Report Tv, se a mund të mbahen zgjedhjet lokale pa opozitën, Peleshi u shpreh:
"Jemi të vendosur të shkojnë në këto zgjedhje me kandidatët më të mirë, por nuk e kemi dot në dorë të zgjedhim sjelljet e opozitës shqiptare. Nuk janë ato që do të dëshironin, në një palë zgjedhje të vetëm dhe të fitonim të gjitha bashkitë pa kundërshtarë, duam kundërshtarë të fortë për të pasur përplasje të fortë elektorale. Nuk do doja PD-në ta mbyllte historinë e vet politike", thotë Peleshi.
Zgjidhjen e ngërçit politik në vend, Peleshi do donte që shqiptarët ta gjenin mes vetes, pa u dashur të kthejnë sytë nga ndërkombëtarët.
"Të paktën këtë herë tja dalim pa kthyer sytë nga ndërkombëtarët. Do doja ti gjenim forcat brenda nesh të mund të dilnim nga ky ngërç, nuk jemi ne fajtori, por jemi të gatshëm për dialog", u shpreh deputeti Peleshi.
Ai thotë se "nuk ka shkak për zgjedhje të parakohshme".
G.M.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7379
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet grupi PS, datat kur Rama takon shqiptarët në Selanik e Londër! Porositë për deputetët, më 4 Nëntor diskutimi për buxhetin 2025
28 Tetor, 11:09
-
'Kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit!' Peleshi mbledh grupin PS e lë porositë: S'e ndalim aktivitetin parlamentar
14 Tetor, 11:02
-
Kaosi në Kuvend dhe protesta e opozitës, Peleshi: S’ka arsye për qeveri teknike! Duam debat të fortë, por pa kaluar vijat e kuqe
4 Tetor, 13:50
-
DOKUMENTI- Grupi i PD kallëzon në SPAK 74 deputetët e PS, listën e prin Edi Rama: Penguan ekzekutimin e 2 vendimeve të Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës
2 Tetor, 11:05
-
PD deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve me PS! Peleshi: Ne ecim para, skenarët e dhunës e bojkotit, të pasuksesshme! Burgosjen e Salianjit e vendosi drejtësia
30 Shtator, 11:51
-
Votimi në Kuvend/ Ish-kryeparlamentarja Lindita Nikolla caktohet anëtare të komisionin Edukimit, Peleshi te Komisioni i Jashtëm
19 Shtator, 17:47
-
Mandati i Xhaçkës/ Debate në konferencën e kryetarëve! Bardhi: Orientuat votimin, hodhët në erë Gjykatën Kushtetuese! Peleshi: Duhet qartësim, na ndihmon Komisioni i Venecias
17 Shtator, 09:59
-
FOTO/ Gazment Bardhi ‘konsultohet’ me Peleshin, Rama kërkon fjalën nga Spiropali: Jam unë tani
12 Shtator, 12:45
-
Mandati i Xhaçkës votohet të enjten në Kuvend, Peleshi: S’kemi vendim politik, kërkojmë opinion nga 'Venecia'! Bardhi kërkon interpelancë me Ramën për skandalin e mbetjeve
10 Shtator, 11:21
-
Zgjedhjet 2025/ Socialistët mblidhen sërish të premten, për herë të parë ‘retreat’ për grupin parlamentar! Në takim edhe Rama
10 Shtator, 10:24
-
Ndizen motorët/ Drejtuesit politikë të PS dhe PD-së dhe në 12 qarqe! EMRAT, kush do të përballen në zgjedhjet e pranverës 2025
8 Shtator, 13:16
-
Zgjedhjet 2025/ Drejtuesit politikë të PS! Veliaj, Spiropali e Manastirliu në Tiranë, ikën Klosi e Gjiknuri! Becit i besohet Shkodra, Sakos Durrësi! Balla përgjegjës për Diasporën
8 Shtator, 12:19
jo zoti peleshi edhe blendi klosi ju ka ardh koha te largoheni ng PS fukeni te ngathet per trenin espresss te PS
PërgjigjuKujdesu per vete more zoti Peleshi ,mos vur shum merak per PD~ne- se mos shperbehet- ,leri ata ne hall te tyre ,dhe ti shiko veten ,se meraku eshte i lig ,e mos te bie ndonje damblla pa prit pa pandehur .E dim ndershmerin tuaj more zoti Peleshi,ju doni kundershtar te forte ne zgjedhie ,jo per gje ,por per ti dhene ca lek popullit jo per te bler voten ,por nga keqardhia ,per sadaka ,se ju as kafene s'pini dot pa u ulur gju me gju me popullin .E njohim shpirtmadhesin tuaj ,se edhe ne zgjediet e kaluara ,populli jua dha vet votat, nga deshra dhe dashuria e madh per ju ,dhe jo per ca para qe ju dhat ,se ato ishin dhoro ,nga shpirtmadhesia juaj ,si fisnik qe jeni . Pershendetie dhe ruaju nga siri i keq .
Përgjigju