Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti në Kryesinë e Kuvendit, Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt. Peleshi i uroi Ambasadorit Wendt mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e tij, duke shprehur vlerësimin për marrëdhëniet e veçanta të miqësisë dhe partneritetin strategjik që lidh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara.

Peleshi theksoi rëndësinë e rolit të Kuvendit të Shqipërisë në thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në avancimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik Shqipëri-SHBA.

Eric Wendt dorëzoi letrat kredenciale të shtunën tek Presidenti Bajram Begaj, ndërsa në nisje të punës së tij zhvilloi fillimisht një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas me shefin e diplomacisë, Ferit Hoxha.