TBILISI- Kryetari i Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, merr pjesë sot në punimet e komitetit të Monitorimit të Kongresit Europian të Autoriteteve Lokale, që mban punimet e tij në Tbilisi, Gjeorgji, i vetmi përfaqësues vendor i zgjedhur nga Shqipëria.
Sipas kryebashkiakut të Korçës, që në këtë takim prezanton Shqipërinë, sapo u miratua në këtë takim raporti i Monitorimit për vendin tonë.
“Nevoja për reformën territoriale dhe reformën fiskale e financiare për autoritetet vendore, janë disa prej rekomandimeve që janë vendor në raport. Jam shpresëplotë se qeveria e re do të bëjë hapat e duhur për të përfunduar reformën e decentralizimit në Shqipëri”, shkruan në faqen zyrtare në “Facebook”, Niko Peleshi.
Ka qenë një kërkesë e përhershme e të gjithë zyrtarëve të qeverisjes vendore për më shumë pavarësi nga qeveria qendrore. Madje në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti, pushteti vendor në Shqipëri u ankua për ndërprerjen e granteve të pakushtëzuara, në mënyrë arbitrare, nga ana e qeverisjes qendrore, që më së shumti kanë qenë borxhe ndaj CEZ e ujësjellësve.
Kjo ndërhyrje autoritare ndaj buxheteve vendore, u kundërshtua nga të zgjedhurit vendorë, socialistë e demokratë. Por qeveria nuk u tërhoq nga nisma, duke i lënë thuajse një pjesë të mirë të bashkive pa para.
Disa prej kryebashkiakëve, si ai i Përmetit, deklaruan se do t’i vinin “drynin” bashkive.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com