Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në fjalën e tij gjatë konferencës e cilësoi vetingun si një proces domethënës për Shqipërinë. Ai shtoi se vettingu ndihmon procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Sot përmbyllet një kapitull që do të mbahet mend për ndërhyrjet që shteti ka ndërmarrë. 10 vite më parë Shqipëria mori një rrugë që shumë pak shtete e ndërmorën.

Ishte një reformë epokale. Shqipëria sot është më afër se kurrë në rrugën drejt BE-së. Shqipëria e 2026 padyshim që nuk është ajo që ishte më 2016. Përgjegjësia e Kuvendit mbetet historike.

Reforma në drejtësi ishte zgjedhje për të pasur institucione më të forta. Po mbyllim një rrugëtim, por nuk do mbyllet kurrë rruga për të ruajtur me përgjegjësi atë që kemi ndërtuar. Nuk ka dhuratë më të çmuar për gjeneratat që do të vijnë – institucione të forta”, tha Peleshi 


Lajmi kryesor:

Mbyllet vettingu, procesi që nxori jashtë sistemit 442 magjistratë! BE: Historik, standardet e arritura të ruhen