Peleshi: Rehabilitimi i Liqenit të
Pogradecit do të nxisë turizmin

Peleshi: Rehabilitimi i Liqenit të<br />Pogradecit do të nxisë turizmin
POGRADEC - Numri dy i qeverisë Niko Peleshi ka vizituar qytetin e Pogradecit si dhe punimet e rrugës Lin Pogradec, nga ku ka bërë publik projektin për rehabilitimin e Liqenit të qytetit. Zv.kryeministri tha se këto dy projekte do të sjellin një impakt ekonomik. Përsa i përket prishjes së ndërtimeve pa leje dhe shpronësimit, Peleshi theksoi se do të jenë në të mirë të qytetit dhe biznesit.


Projekti i rehabilitimit të bregut të Liqenit të Pogradecit pritet të sjellë impakt të ndjeshëm ekonomik. Kështu deklaroi zëvendskryeministri Niko Peleshi ndërsa inspektoi punimet në rrugën Lin-Pogradec. Ai u shpreh se ky projekt, ashtu si dhe projektet e tjera të rehabilitimit dhe rikualifikimit të zonave urbane dhe zonave me potencial turistik, që janë ndërmarrë gjatë vitit 2014 me fonde të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve, do të stimulojnë zhvillimin e një modeli turizmi të qëndrueshëm.
 
“Ky projekt është pjesë e një programi shumë të madh të qeverisë shqiptare, programi i transformimit të qyteteve, por edhe i zonave me potencial turistik, siç është kjo zonë. Liqeni i Pogradecit është një pasuri jo vetëm e këtij rajoni, por është një pasuri kombëtare. Ky projekt nuk është vetëm një projekt infrastrukture, por është edhe një projekt ekonomik sepse ka për qëllim të nxisë më tepër, në mënyrë të qëndrueshme zhvillimin e turizmit në këtë zonë. Natyrisht që ky është një projekt ekonomik sepse hijeshon peizazhin e liqenit përmes një projekti që do të fillojë së shpejti, që parashikon jo vetëm gjelbërimin, por edhe disa elementë të tjerë të nevojshëm, që janë pista e biçikletës, e vrapimit, stolat, hapësirat e rekreacionit. Mbi të gjitha do të jetë një hijeshim i bregut të liqenit, që pastaj do të japë impuls ekonomik zhvillimit të strukturave turistike hoteliere të kësaj zone, por jo domosdoshmërish buzë liqenit. Projekti do të fillojë me rehabilitimin, me rikualifikimin urban, me këto ndërhyrje që nuk janë thjesht e vetëm estetike siç e thashë, por pastaj, rreth tyre duke përfituara nga impulsi që do të sjellë përmirësimi, peizazhi, rruga e re, rruga e përmirësuar edhe me elementë të tjerë dekorativë, shëtitorja që do të jetë përgjatë rrugës nga Lini deri në Pogradec, kjo do të krijojë të gjitha premisat për t’i dhënë pastaj impuls biznesit lokal, biznesit të vogël dhe biznesit të shërbimeve. Kjo është një ndërhyrje jo në të mirë të qeverisë, kabinetit qeveritar. Kjo është një ndërhyrje në të mirë të këtij rajoni. Është në të mirë të banorëve të kësaj zone, të qytetarëve të kësaj zone, por edhe të bizneseve të zonës, të cilët pas këtij projekti do të kenë më shumë trafik, do të kenë më shumë vizitorë, do të kenë më shumë arsye për t’i rialokuar ato fonde që u zhvendosën nga bregu i liqenit në struktura të tjera, siç e thashë mbi të gjitha më të qëndrueshme”, tha Peleshi.    

Peleshi: Liqeni i Pogradecit pasuri kombetare, ndertimet te papranueshme 
Ndërsa sa i përket ecurisë së punimeve në aksin Lin-Pogradec, zëvendëskryeministri Niko Peleshi u shpreh i kënaqur me ritmin me të cilin po punohet tanimë në këtë rrugë sipas një projekti të rishikuar e të përmirësuar.
 
Zëvendëskryeministri ceku po ashtu edhe çështjen e prishjeve të ndërtimeve në këtë zonë, duke siguruar se çdo ndërtim me leje është shpronësuar në përputhje të plotë me ligjin.Ai shtoi po ashtu se ruajtja e liqenit të Pogradecit si një pasuri kombëtare dhe zhvillimi i qëndrueshëm i zonës e bëjnë të papranueshëm ndërtimin e aktiviteteve ekonomike buzë këtij liqeni.
 
Peleshi: Shpronesimi ne Lin-Pogradec, ligjor dhe i plote
“Puna vazhdon me intensitet të lartë me projektin e përmirësuar të rrugës që lidh Lini me Pogradecin, një rrugë shumë e rëndësishme të cilës i janë bërë edhe përmirësime estetike, pastrimi i bregut të liqenit nga ndërtimet me leje dhe pa leje. Natyrisht që është bërë shpronësimi i të gjitha objekteve me leje, një shpronësim ligjor dhe i plotë, në të drejtën e ligjit”, thekoi Peleshi.
 
Gjatë vitit 2014 Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ka ndërmarrë mbi 77 projekte të rikualifikimit urban të qendrave urbane, ndërkohë që për vitin 2015 FZHR do të financojë projekte me një vlerë totale prej 125 milionë dollarësh.  

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!