Peleshi: Skema kombëtare e
mbështetjes një mundësi e artë
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka vizituar një magazinë moderne të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale.
SHKODER-Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi ka vizituar një magazinë moderne të grumbullimit dhe përpunimit të bimëve medicinale. Pasi është njohur nga afër me proceset, tregjet me të cilat punojnë dhe punën e kryer në këtë magazinë moderne, Ministri u ka premtuar mbështetje financiare për këtë fushë.
“
Siç, po ju thosha bimët medicinale janë produkti shqiptar,numër një i eksportit. Mbajnë kampion nga të gjitha prodhimet shqiptare. Ne, këtë vit skemën kombëtare do ta orientojmë në 15 prodhime gjithsej. Kemi një shportë me 15 prodhime prioritare, me impakt të madh edhe në eksporte dhe në punësim.Bimë medicinale, kjo magazinë që shohim këtu, është baraz me një fabrikë, me 500 punëtorë, se janë, siç e thatë ju, gati 500 vetë, që jetojnë nëpërmes këtij aktiviteti. Pra, ka impakt në punësim, ka impakt në rritjen e eksporteve, ndaj ne do ta mbështesim këtë fushë, në gjithë zinxhirin e vlerës. Do mbështesim prodhuesin me subvencione, do mbështesim grumbulluesit, përpunimin, tharjen dhe gjithë proçeset që shtojnë vlerën.”
Ministri u ka kërkuar sipërmarrësve, që gjithashtu të luajnë dhe rolin e edukatorit të fermerit në një farë mënyre, siç eshte shprehur dhe vetë ministri, në lidhje me orientin e përgatitjeve të produktit organik, për të rritur cilësinë dhe standardin.
“Në qoftë se, tregohet pak kujdes, për ta orientuar prodhimin drejt prodhimit organik, që e rrit ndonjëherë dhe me disafish vlerën, ne do t’ju mbështesim, por duhet që secili, edhe ju keni një rol shumë të madh, që të “edukoni” në një lloj mënyre fermerët, sesi duhet ta nxjerrin prodhimin organik, si duhet ta mbrojnë tokën, si duhet ta kultivojnë pa pesticide, ato që janë të kultivueshme, se të egrat janë gjithsesi organike.”
Duke përfunduar Peleshi ka përsëritur dhe njëherë rolin dhe mbështetjen e madhe që do të kenë fermerët dhe sipërmarrësit në bujqësi, me hapjen e skemës kombëtare të financimit, e cila pritet të nisë gjatë dy muajve të ardhshëm. Ai i ka ftuar të gjithë të aplikojnë, duke hartuar projekte me impakte dhe pritshmëri të larta, ashtu siç ka dhe Qeveria në lidhje me përpjekjet dhe mbështetjen që po u jep fermerëve me grante dhe subvencione të ndryshme.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
30%
-
Njësoj
16.5%
-
Më keq
53.5%
Vota total: 5688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Skandal diplomatik', BDI kërkon përgjegjësi politike për incidentin në aeroport me presidenten Vjosa Osmani
2 Gusht, 13:48
-
Çudira nga Olimpiada, Federata e Atletikës harron të regjistrojë atleten e 100 metrave
2 Gusht, 13:45
-
Ekstradohet nga Belgjika Leonard Duka, miku që u bë armiku i betuar i Ervis Martinajt
2 Gusht, 13:38
-
Turqia bllokon Instagramin, por s’tregon arsyen
2 Gusht, 13:27
-
Spiunët e 'fjetur', miliarderi rus, miku i Putinit dhe zgjedhjet e Bidenit! Skenari i fshehtë i SHBA - Rusi për shkëmbimin e të burgosurve
2 Gusht, 13:26
-
Cili Bardh gënjen? Ai që akuzon Nokën si të lidhur me një trafikant droge, apo ai që akuzon sot prokurorët e SPAK?
2 Gusht, 13:09
-
Rritet numri i udhëtarëve në Portin e Vlorës! Të rinjtë italianë nga Kalabria për pushime në Sarandë
2 Gusht, 12:59
-
Paris 2024/ 'Nuk kam frikë të ndeshem', flet kundërshtarja e ardhshme e boksieres algjeriane që shkaktoi debate në Olimpiadë
2 Gusht, 12:56
-
Mero Baze: Presidenti po kërkon përgjegjshmëri për viktimat e mikrokredive
2 Gusht, 12:43
-
Paris 2024/ Panik në Lojërat Olimpike, notarja rrëzohet në pishinë! Dërgohet me urgjencë në spital
2 Gusht, 12:41
-
Fluks në portin e Durrësit, gushti sjell emigrantët në Atdhe! Tragetet nisin lundrimet e dyfishta, mes udhëtarëve shumë turistë italianë
2 Gusht, 12:18
-
PD akuza se grabiti prona në Vuno, Rama: Shpifje, lëtyrë nga kanalet e ujërave të zeza mediatike në Tiranë e Athinë! Padi për skllevërit e 'non gratës'
2 Gusht, 12:18