Peleshi takon Fleckenstein: Ligji
do sundoj në çdo aspekt të jetës

Peleshi takon Fleckenstein: Ligji<br />do sundoj në çdo aspekt të jetës
“Qeveria shqiptare është e vendosur për sundimin e ligjit në çdo aspekt të jetës së vendit dhe për rëndësinë që do të ketë reforma në drejtësi gjatë vitit 2015.” Kështu deklaroi zëvendëskryeministri Niko Peleshi gjatë një takimi me Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein.

Sipas njoftimit nga Kryeministria në fokus të bisedës mes tyre ishte progresi i Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe ecuria e përmbushjes së pesë prioriteteve.
Zëvendëskryeministri falenderoi Fleckenstein për angazhimin e tij personal në mbështetje të dialogut politik në vend dhe e njohu atë me hapat e ndërmarra nga qeveria për përmbushjen e pesë prioriteteve si dhe me planet e saj për reformat që do të ndërmerren në të ardhmen.

Ai e informoi Raportuesin për Shqipërinë për vendosmërinë e Qeverisë Shqiptare për të vendosur sundimin e ligjit në çdo aspekt të jetës së vendit dhe për rëndësinë që do të ketë reforma në drejtësi gjatë vitit 2015.

Fleckenstein shprehu gatishmërinë e tij dhe të Parlamentit Europian për të ndihmuar Shqipërinë dhe njohu përparimin e bërë në përmbushjen e pesë prioriteteve të integrimit. 


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!