Peleshi takon të rinjtë e PS në
Korçë:Jemi në kërkim të vlerave

Peleshi takon të rinjtë e PS në<br />Korçë:Jemi në kërkim të vlerave
Partia Socialiste ëhstë në kërkim të vlerave të saj ndaj dhe ne synojmë q ëtë dyfishojmë numrin e anëtarësisë që gjithsecili të gjejë veten dhe të kontribuojë jo vetëm për Partinë Socialiste, por edhe për pushtetin lokal dhe atë qëndror.

Me këto fjalë iu është drejtuar të rinjve Zëvendëskryeministri Niko Peleshi të rinjve që janë anëtarësuar së fundmi në këtë forcë politike, duke iu bërë thirrje që të japin idetë e tyre të cilat mund të realizohen dhe të ndikojnë në jetën e shqiptarëve. Peleshi theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në formacione politike, si një menyrë e drejtpërdrejtë për ti dhënë zë ideve dhe projekteve të tyre. 

Këto organizime janë mjete, për ta kthyer idene që ke në një vendim, në një vendim politik të bashkisë apo të qeverisë qëndrore, duke u kthyer në vendim, ideja jote materializohet, e behet shkas dhe premisë për një jetë më të mirë të komunitetit” tha Peleshi

Gjithashtu ai ftoi të gjithë të rinjtë që besojnë se mund të jenë një vlerë e shtuar për komunitetin ti bashkohen Partisë Socialiste.

Në qoftë se mendoni se vleni më tepër sesa vetja dhe keni deshirë dhe vullnet të kontribuoni për komunitetin Partia Socialiste është mjeti” shtoi Peleshi.
 
Sipas tij, rritja e numrit të anëtarëve dhe rifreskimi nëpërmjet të rinjve janë disa nga qëllimet e kësaj fushate, e cila ka nisur që prej shtatorit të kaluar dhe pritet të kulmoje me kongresin e datës 19 Mars.

Ai ka shtuar se, një hap më tej është hedhur këtë prag kongresi, ku në përzgjedhjen e delegatëve pjësëmarrës, 30 % e tyre do të jene të rinj deri në moshën 25 vjec. Afrimi i tyre në forumet dhe vendimmarrjen e PS, është një input i jashtëzakonshëm edhe për projektet dhe punën e qeverisë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike

Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike