Pelikan Security, kampionati i
dytë i qitjes, fiton Kreshnik Omari 

Pelikan Security, kampionati i<br />dytë i qitjes, fiton Kreshnik Omari 
Kreshnik Omari është fituesi i kampionatit të dytë të qitjes të organizuar nga pjesë e Pelikani Security Group.

Gjykatësi i apasionuar pas këtij sporti ishte ai që pati epërsi ndaj mbi 50 konkurentëve që u regjistruan gjatë një muaji në kampionat.

Në poligonin e Arms School Academy të Pelikani Security, i pari në Shqipëri, plotësisht i dixhitalizuar me 12 kanale qitje, u zhvillua këtë të shtunë faza finale e kampionat.

Qitesit ishin ndarë në grupe, dhe 3 më të mirët garuan mes tyre në përpalljen finale.

Gjatë gjithë kohës, stafi teknik Arms School Academ, qëndroi pranë konkurentë për të kontrolluar dhe monitoruar procesin.

Armand Zoga, pjesë e strukturave të rendit, zuri vendin e dytë.

Ndërsa edhe pse amator, u konfirmua sërish në vendin e tretë Grisleld kapllani. Ky është kampionati i dytë i qitjes i organizuar brenda vitit nga Arms School Academy.

I pari u zhvillua në verë. Fituesit të çmimit iu dhuruar një Pistolet PX4 Beretta, të dytit dylni qitjeje, ndërsa të tretit një veshje dhe USB beretta. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës

Gjikondi: Ja taktika e çiftit Meta-Kryemadhi për të shpëtuar pronat e vendosura në mënyrë të paligjshme dhe pse administrata ‘Trump’ nuk do t’i heqë ‘non-gratën’ Berishës