“Jemi shumë të kënaqur që popullata pelikanit ka filluar të rritet. Unë nuk e kam idenë dhe do flsini se sa janë tani lindjet e reja që kanë dalë po besoj se kemi një trend pozitiv, kemi një trend në rritje të pelikanit nga ana tjetër kam konfirmime dhe nga Lezha dhe nga Shkodra për prani të pelikanëve në këto lloj lagunash që tregon që është shtuar qetësia dhe prezenca e tyre është indikator pozitiv i rritjes së numrit të tyre, “ thotë Dedej.
Përfaqësuesit e shoqatave që mbrojnë këtë shpend u shprehehn se njeriu dikur ka qenë faktor për zhdukjen e këtij shpendi, që sot mbrohet edhe me roje. Ata kërkuan që të mos bëhen ndërhyrje në Lagunën e Karavastasë, pasi rrezikohet pelikani Kacurrel.
Pak ditë më parë, kompania e Begjet Pacollit ka prezantuar një projekt për një resort turistik në Parkun e Karavastasë. Ende nuk dihet nëse ky resort do të cënojë edhe hapësirën ku jeton pelikani Kacurrel.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)