Pëllumb Pipero, fushatë me
studentë të marrë borxh

Pëllumb Pipero, fushatë me<br />studentë të marrë borxh
Studentët që kanë mbushur sallën e fakultetit të Mjekësisë, ku Pëllumb Pipero, ka prezantuar kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e këtij fakulteti, kanë qenë të universiteteve private. E midis tyre kanë qenë edhe kryetari i LRI-së dhe zëdhënësi i shtypit i LSI-së, parti në të cilën bën pjesë edhe Pëllumb Pipero.

Në fakt denoncimi ka mbërritur dy ditë më parë edhe në adresën e gazetës “Shqiptarja.com”. Me një kolazh fotosh, të marra në auditorin, ku drejtori i Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero, ka prezantuar programin e tij për të shndërruar fakultetin e Mjekësisë. Në foto, të rinjtë e fakultetit të Mjekësisë, thonë se shumica e atyre që kanë qenë në sallë nuk kanë qenë nga vetë fakulteti i Mjekësisë i universitetit të Tiranës, por nga universitetet private. “Midis tyre ka pasur studentë nga universitetet private, ndërkohë që ai synon të bëhet dekan i fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Tiranës dhe jo në ndonjë universitet privat. Gjithashtu ka pasur plot studentë të ekonomikut dhe të fakultetit të Drejtësisë”, - thonë të rinjtë, të cilët nuk kanë ngurruar që gjatë ditës së djeshme t’i publikojnë fotot edhe në rrjetin social “Facebook”. Madje ata aludojnë se fushata për dekan e Pëllumb Piperos ka edhe prapavijë politike, pasi në këtë fushatë janë të angazhuar edhe të rinjtë e LRI-së (Lëvizjes Rinore për Integrim) dhe të LSI-së.

“Gjatë hapjes së fushatës së kandidatit për dekan në fakultetin e Mjekësisë, prof.Pëllumb Pipero, duket se të brohoriturat e fuqishme kane ardhur nga studentët e universiteteve private, të cilët kishin mbushur në masë të gjithë sallën. Gjithashtu, në radhët e auditorit janë fotografuar aktivistë të LRI-së si dhe drejtuesit e saj. Siç duket politizimi i këtyre zgjedhjeve ka kapur tashmë edhe fakultetin e Mjekësisë. Me pankarta në duar, duke evokuar imazhet e një mitingu elektoral, prezantimi i kandidatit Piperaj ka marrë trajtën e një fjalimi politik të mbështetur nga duartrokitjet “diletantëve të rinj’’. Në një kohë kur studentët e fakulteteve në të gjithë vendin kundërshtojnë fort ligjin e arsimit të Lartë për financimin dhe mbështetjen e universiteteve private, kandidati Pipero prezanton programin e tij përpara auditorit privat. Vitin e kaluar shumë studentë të universiteteve private kaluan në atë shtetëror në mënyrë të padrejtë duke mos iu nënshtruar rregullave si gjithë studentët e tjerë të përzgjedhur me sistem meritokracie”, - janë shprehur të rinjtë e fakultetit të Mjekësisë, të cilët e shohin kandidaturën e Piperos me dyshim, për faktin se mund të favorizojë kandidatët nga universitete private.

Por kjo gjë ka ndezur edhe një debat të fortë mes vetë studentëve, të cilët tashmë janë ndarë në dy kampe kryesore: ata që mbështesin kandidaturën e Pëllumb Piperos dhe ata që mbështesin kandidaturën e kancelarit Bajram Hysa, ndërsa kandidati i tretë për postin e dekanit, Genc Sulçebe, ende nuk ka bërë prezantimin e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin


Temperaturat e larta, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni lëvizjet gjatë orëve të pikut, ndaloni te 'Çadra e Kujdesit' për ujë dhe për të matur tensionin