TIRANE- Hakërrimi i njerëzve të Berishës ka patur gjithnjë si objektiv media kritike ndaj qeverisë. Top Channel është dënuar nga Gjykata në favor të Ylli Pangos, të cilin e nxorri zbuluar në sy të botës, me 400 mijë euro gjobë, që u kthye për rigjykim nga instancat më të larta.
Po kështu, më pas, një grup kontrolli i urdhëruar vendosi një detyrim prej rreth 200 mijë eurosh për gazetën Tema, pasi ajo filloi të bëjë një oponencë të theksuar ndaj qeverisjes së Berishës. Pas ish-kompanisë që ka botuar gazetën "Tema", sulmi vazhdoi tek shoqëria që e printonte këtë të përditshme, derisa gazeta u bllokua në varjantin print.
Sulmi kaloi tek gazeta Korrieri, botuesit e se cilës Dulaku dhe Leskaj u etiketuan publikisht nga kryeministri Berisha në muajin dhjetor 2009, pas mitingut të opozitës në sheshin "Skënderbej".
Kontrolli arbitrar gjobiti këtë gazetë me një detyrim që shkon mbi 300 mijë dollarë, çka bëri që ajo të mbyllej për vështirësi financiare, etj.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com