Penalizimet, viti 2011, vihen më pak gjoba, ulet arkëtimi

Gjatë viteve të funksionimit të Drejtorisë, është vënë re një rritje progresive e numrit dhe e vlerës së gjobave, që arrijnë nivelin më të lartë në vitin 2010. Por, në vitin 2011 vihet re një ulje e numrit të masave administrative dhe e vlerës së tyre. Kjo ka ardhur si rezultat i ndryshimeve ligjore në muajin mars 2011, që përjashtuan nga detyrimi për raportim i transaksioneve jo në para fizike mbi 6 milionë lekë për pjesën më të madhe të subjekteve të ligjit, duke ngarkuar me këtë detyrim vetëm institucionet bankare. Po kështu, marzhi i gjobës është përcaktuar nga 300 mijë deri në 5 milionë lekë, nga 10-50% të vlerës së transaksionit të paraportuar, që ishin më parë. Arkëtimi i gjobave ishte 45 për qind vitin e kaluar, nga 60 për qind e shumës së penaliteteve të vendosura, që ishte grumbulluar në vitin 2010.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma