Në Holandë ende nuk besohet eliminimi nga Argjentina në gjysmëfinale. Në mediat holandeze fillimisht dhe më pas në të gjithë botën kanë qarkulluar video të momentit të gjuajtjes së penalltisë nga Vlaar, e cila është tepër e dyshimtë, pasi mund të ketë kaluar vijën fatale.
Ron Vlaar ishte i pari që godit 11-metërshin, por topi u prit nga Serio Romero, u kthye te Vlaar, mbrojtësi sipas pamjeve filmike nuk e preku dhe në momentin që portieri po festonte topi shkoi tek vija e bardhë.
Nga video nuk duket qartë nëse topi e kaloi vijën fatale, teksa holandez i bën me shenjë arbitrit Cuneyt Cakir, por turku refuzon të marrë parasysh këtë fakt. Rregulli parashikon që arbitri duhet të presë deri sa topi të ndalojë, por Cakir nuk bëri asnjë përpjekje për të parë nëse topi e kishte kaluar apo jo vijën e portës.
/Shqiptarja.com