Penalltitë një mallkim, stërvitje speciale te Anglia!

Penalltitë një mallkim, stërvitje speciale te Anglia!

Harry Kane

Anglia këtë edicion po bën mirë në Kupën e Botës, pavarësisht se u rendit e dyta në grupin me Belgjikën. Diçka e tillë mund t’i shërbejë për mirë, pasi eviton përplasjet me skuadrat e ashtuquajtura të mëdha, të paktën deri në gjysmëfinale. Që nga viti 1966 Anglia nuk ia ka dalë më që të triumfojë në eventin më të madh sportiv në planet dhe këtë edicion kërkon që të bëjë surprizën.

Paçka se në organikë ka elementë mjaft të rinj dhe është një nga kombëtaret me moshën mesatare më të re, përfaqësuesja e “tre luanëve” do tentojnë që të marrë kurorën e botërorit në Rusi. Gjithsesi historia ka treguar se për ta ka një mallkim, që janë 11-metërshta.

Në të shkuarën penalltitë janë bërë pengesë e anglezëve në Kupë e Botës dhe për këtë gjë tekniku Southgate mësohet se i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kësaj pjesë, teksa ai e ka bërë përzgjedhjen e atyre që do të gjuajnë 11-metërsha nëse do të duhet gjithnjë. Anglia ka marrë 2 penallti këtë edicion dhe të dyja i ka shndërruar në gol Herry Kane ndaj Panamsë. Skuadra ka është ushtruar shumë për këtë pjesë, para se të nisej drejt Rusisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin

Putin dhe ëndrra për Ukrainën si një shtet kukull i Moskës! Plani i tij për të pranuar armëpushimin