Pence, në rajonin Azi-Paqësor siguron
aleatët përballë Koresë së Veriut

Pence, në rajonin Azi-Paqësor siguron<br />aleatët përballë Koresë së Veriut
Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, ka arritur në Korenë e Jugut, në nisje të turneut të tij në rajonin e Azi-Paqësorit, pas rritjes së tensioneve në Korenë e Veriut për shkak të programit të armëve bërthamore.

Mike Pence, ka nisur turin në rajonin e Azi-Paqësorit, për të garantuar aleatët përballë armatosjes koreanoveriore që gjatë ditë së shtunë dështoi në testimin e një rakete.

Pence do të takohet me zëvendëskryeministrin koreanojugor, për të biseduar kryesisht për çështje të mbrojtjes.

Dështimi i Koresë së Veriut vjen pasi avionmbajtësit amerikanë janë nisur drejt Gadishullit Korean, por zyrtarët ushtarakë kanë thënë se SHBA nuk ka për qëllim që të përdorë forcë ushtarake.

Presidenti Trump, i pyetur nga gazetarët gjatë javës për Korenë e Veriut tha: “Koreja e Veriut është problem. Problemi do të zgjidhet”.

“Nëse Kina, që është partneri tregtar kryesor i Koresë së Veriut, nuk ka vullnet të bëjë më shumë për  këtë çështje, SHBA do ta marrë vetë përsipër zgjidhjen”, ka deklaruar Trump.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje

SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje