Mëtutje, duke folur sot në aeroplanbartësin amerikan, USS Ronald Reagan, në Japoni, Pence tha se Koreja Veriore është “kërcënimi më i rrezikshëm dhe më urgjent për paqen dhe sigurinë në rajonin Azi-Paqësor”.
Ai tha se administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, do të vazhdoj të “punoj në mënyrë të zellshme” me vendet e tjera, për të ndërmarrë presion ekonomik dhe diplomatik kundër Phenianit, por theksoi se Shtetet e Bashkuara “gjithnjë do të synojnë paqe”.
Pence është shprehur se “mburoja qëndron në mbrojtje, ndërsa shpata qëndron e gatshme”.
Këto komente u bënë një ditë pasi dështoi një lansim raketor i Koresë Veriore.
Gjatë viteve të fundit, Pheniani i ka përshpejtuar testet e veta atomike dhe raketore, përkundër dënimit ndërkombëtar dhe sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. (REL)
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)