SHKUP - Kandidati për president i opozitës maqedonase Stefan Pendaroski, në një intervistë ekskluzive për A1 Report, ka kërkuar votat e elektoratit shqiptar për të mundur në balotazhin e 27 prillit rivalin e tij politik Gjorgje Ivanov.

Në fjalën e tij Pendaroski, u bëri thirrje shqiptarëve të votojnë atë dhe shpresoi se numri i bojkotit të votuesve shqiptarë kësaj here të jetë më i ulët.  Kandidati opozitar theksoi se në raundin e parë të zgjedhjeve kishte parregullsi pasi sipas tij vjedhje të votës.

Pendaroski u ndal edhe në situatën e aktualitetit politik në vend ndërsa kërkoi që t’i jepet fund dominimit të VMRO-DPMNE, pasi siç tha ai, po përdorin një politikë joperëndimore. 

Më poshtë intervista e plotë e Stevo Pendarovskit për A1 Report:

Zoti Pendarovski, fllimisht si mendoni që të tejkaloni këtë diferencë të thellë prej 120 mijë votash që keni me rrivalin tuaj në garën për president shteti, tani në raundin e dytë (balotazh)?

Po unë shpresoj që kësaj radhe të ketë një ambient zgjedhorë më korekt, jo si në raundin e parë, kur ishte i pranishëm korupsioni, i cili shtrihej edhe para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. Klientela partiake e VMRO DPMNE-së arriti të sigurojë një numër të votuesve që nuk egzistonin. Pra e theksoj se nëse kësaj rradhe sigurohet një minimum i asaj që thuhet ambient demokratik, një ambient ashtu siç realizohen zgjedhjet në vendet demokratike por thjesht të sigurohen kushtet minimale për të pasur zgjedhje gjysmë korekte unë jam i bindur se ai numër votash që siguroi oponenti im do të zvogëlohet shumë, dhe votat në konton time do të tejkalojnë atë. Me rëndësi është që qytarët të mund lirisht të shprehin vullnetin e tyre, e jo që një ose dy ditë para zgjedhjeve ushtarët partiakë të ushtrojnë presion ose të ju paguajnë për votën tuaj sepse ju nuk keni alternativë tjetër. Ndryshe është e qartë se Maqedonia sa i përket standardeve demokratikë është në fund. Kjo është dëshpëruese sepse është e kuptueshme ne nuk mund të jemi shapion krahasuar me vendet evropiane por të paktën në rajon ne mund të ishim shembull në disa lëmi, tani edhe në to ne jemi në “bishtin” e rajonit që për fat të keq rajoni është bisht i këtij kontineti.

Zoti Pendarovski është fakt se votat e shqiptarëve gjithmonë kanë qënë ata të cilët kanë përcaktuar fituesin , të paktën këtë e ka vërtetuar praktika në më shum cikle zgjedhore. Kurse tani shqiptarët nga partia më e madhe shqiptare në pushtet janë ftuar ti bojkotojnë zgjedjet, si e vlerësoni bojkotin?

Po bojkoti është një akt legjitim, ata që përcaktohen për të edhe mund ta bëjnë. Problem është në atë se forca e partive politike në ambientin politik në Maqedoni është shum e madhe, dhe vullneti i qytarëve shqipatrë në një formë u kufizua . Kjo është dhe arsyeja e dallimit të votave mes meje dhe kandidatit të partisë në pushtet që siç theksova edhe më parë është shumë jo e rëndomtë kur keni dy oferta krejtësisht të ndryshme, mendoj koncepte të ndryshme politike. Ndaj shpresoj se bojkoti i shqiptarëve nuk do të jetë në fuqi gjatë raundit të dytë në atë masë që ishte raundin e parë , sepse çdo qytetar e ka të drejtën e vet të thotë se çka mendon se kush duhet të jetë president i shtetit. Unë edhe një herë theksoj se bojkoti nga ana e shqiptarëve i siguron mandat të ri presidentit aktual por edhe kryeministrit aktual dhe qeverisjes së deritanishme”

Partia politike shqiptare doli me një propozim, gjërësisht për zgjedhjen e një presidenti konsesual, nga ana tjetër ju thoni se nuk është bërë e qartë kjo ide për opininionin, mendoj se çfarë duhet të paraqesë presidenti konsesual. Konkretizoj pyetjen a janë për ju të pranueshme ata karakteristika që duhet t'i ketë presidenti të prezantuara nga kryetari i BDI Ali Ahmeti, gjërësisht shqiptarët të jenë të përfaqësuar në të gjitha ata sektorë që ka nën ingerenca institucioni president i shetit, jo vetëm në aspektin e numrave por edhe në pozicionet vendimarëse.

Po që në fillim më duhet të theksoj se pjesërisht jam i befasuar rreth kësaj ideje. E para një ofertë e tillë tek unë aspak nuk ka ardhur tek unë, asnjë përfasues shqiptar nuk ka ardhur tek ne për të prezantuar se çka përmban oferta e kandidatit konsensual , ndërkokohë të gjitha këto kërkesa që ju i theksuat në pyetje të cilat njëkohësisht partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim tërë kohën i përsërit janë çështje të pakontestueshme të cilat garantohen me ndryshimet Kushtetuese të Marrëveshjes së Ohrit, unë isha pjesë e ekipit që punonte në hartimin e kësaj marrëveshje dhe për mua është mëse e qartë se kjo marrëveshje nuk duhet të anashkalohet. Ku qartë është e definuar pjesëmarrja e shqiptarëve në institucionet shtetërore në të gjitha nivelet, mendoj shqiptarët të jenë të përfaqësuar në mënyrë të drejtë dhe adekuate në të gjitha institucionet dhe nivelet këtë e garanton Kushtetuta e Maqedonisë. Dhe nëse mendon dikush ta anashkalojë kushtetutën , ose ndokush e ka anashkaluar gjer më tani paraqet problem për atë. Megjithatë unë saktë e di se çka është Marrëveshja e Ohrit dhe shumë mirë e njoh kushtetutën e Maqedonisë. Edhe një herë e përsëris këto janë vetëm insinuata të mijat se cka do të ishte përmbajta e kandidatit koncensual sepse mua ose partisë që e përfaqësoj askush nuk ia ka perezantuar. Por ajo që dua të theksoj është se më habit fakti që partia shqiptare BDI thotë se asnjë nga kandidatët nuk është konsensual ndërkohë që me njërin nga dy kandidatët që garojnë në këto zgjedhje nuk është realizuar asnjë takim për të prezantuar platformën e kandidatit koncensual.

Zoti Pendarovski ju pothuajse dy mandate të plota keni bartur funksione të larta në kabinetin e dy presidentëve të kaluar, me këtë e dini qartë se në cilët sektorë shqiptarët nuk janë aspak të përfaqësuar, mendoj do të punonit për të qënë ata prezent konform MO.

Më duhet të theksoj se unë nuk e di sa shiptarë ka jo vetëm në institucionin presidencë, sepse për fat të keq kjo mbahet si e fshehtë shtetërore sikuse edhe nuk e di numin e saktë të shqipatarëve ne disa institucione vitale të aparatit shtetërorë. Ndërkoh jamë I informuar vetëm nga mediat se të cilat informacione kuptohet se nuk mund të jenë deri në fund zyrtare se shqiptarët nuk janë të pranishëm në disa segmenet të sigurimit , sektorit për zbulim dhe kundërzbulim në kuadër të aparait shterorë 

A paraqet kjo rezik pë sigurin e shtetit. Mendoj përjashtimi i tërsishmë i shqiptarëve në këto sektorë.

E dini, Marrëveshja e Ohrit ka një logjikë shum të rëndësishme që njerëzit nuk e shohin, ose do të ketë një inkluzivitet mes shqiptarëve dhe maqedonasve ose shqipatrët thejsht nuk do të ndjehen si pjesë e sistemit. Dhe është e kuptueshme nëse ata nuk ndjehen si pjesë e këtij sistemi ata mund të angazhohen për një sistem paralel , ose tërë kohën mund të shëndrohën në një faktoë jostabiliteti, ose faktorë që demonstrojnë pakënaqësi. Idea ishte që ata 25% të shqiptarëve t'i bëjmë pjesë të shtetit de njëkohësisht ata këtë shtet ta ndjenë si të vetin. Pra shteti mos jetë ekskluzivitet vetëm për maqedonasit . Unë nuk e di se cila është përqindja e shqiptarëve në të përgjithësi në institucionet shtetërore të maqedonisë që pakashum edhe kjo mbahet si fshehtësi me informacione të pjeshme të cilat pezantohen në opinion. Dhe nëse është e saktë sërisht e publikuar nga mediat se numri shqiptarëve në institucionet shtrore nuk është ritur nga viti 2006 e këndej ndërkohë që e dimë se shqiptarët punësohen në këto institucione , atëherë pyetja ime do të ishte cili është numri i përgjithshëm në administratën shtrore që sërisht me duhet ta them askush nuk e ka publikuar që të dimë saktë, meqë shqiptarët nuk mund ta arijnë atë përfaqësim prej 25 % për të cilin aritëm ujdi para 12 viteve. Këto janë cështje që hyjnë në domeni e mosinqeritetit politik dhe nëse keni njerëz politikisht të pasinqertë është iluzion që ata njerëz gjatë mandatit të tyre të tretë ose katër do të sillen më ndryshe. Politikbërisit e pasinqetë të cilët luajnë lojra të dyfishta pra një fytyrë për etnitetin që I përkasin dhe një tjetër për ata tjerët, mndoj për etnitetin tjetr mendoj se është koha e fundit që politikanët e këtij kalibri të mos e kenë më besimin e qytetarëve të Republikës së maqedonisë sepse sipas bindjes sime edhe para aritjes së Marrëveshjes së Ohrit këtë e kam theksuar dh vecanërisht kjo vlen pas nëshkrimit të këtij dokumenti kornizë , Maqedonia është e mundur të funksionoj si shtet stabil dhe me perspektivë vtëm nëse funksionon si shtet I barabartë për të gjith qytarët e Maqedonisë.

Edhe një pyeje konkrete , vota e elektoratit shqipatrë për Pendarovskin do të thotë votë për të qënë të pranishëm shqiptarët në institucionet që janë të mbyllura emetikisht për shqiptarët, pa gjetur asye si deri më tani se ata nuk plotsojnë standadet ose.....?

E dini, Për këtë cështje më kanë pyetur shuum qytetar në Maqedoni, dhe të gjith mbeten të fokusuar rreth atij përqindëshi prej 25%, pra më pyetnin, në kabineti tuaj a do të ketë 25% shqiptarë. Unë u siguroj se s`kam aspak aspak problem me këtë procent, sepse unë në sektorin që kam udhëhequr, mendoj Sektorin për Siguri Nacionale nga 2001 dri 2004 shum më shum shqiptarë nga ajo përqindje dhe kjo lehtësisht mund të verifikohet. Madje unë mud të kem dy fish më shum shqiptarë nga ajo përqindje e cila garantohet me MO, por pë mua problem paraqet ajo se në këtë shtet ne nuk mund të gjejmë kuadër kualitativ si shqiptarë ashtu edhe maqedonas.

Pse, doni të thoni se mungon kuadri kualitativ në Maqedoni?

Jo ka kuadër kualitativ por problemi qëndron në atë se në Maqedoni bëhet seleksionimi negativ i kuadrit, të gjithë ata të cilët janë në pushtet nuk duan që ata që janë më të zotë se ata të jenë pjesë përbërëse e ekipit, de fatkesisht ata të cilët janë më të “dëgjueshëm ' ecin para shum më shpejtë sesa ata të cilët janë si kuadër kualitativ. Kjo duhet të ndyshohet, mendoj kjo praktikë e seleksionimit të kuadrit në institucionet shtrore, kjo ështënë të mirë të shtetit, kjo është në të mirë të maqedonisë. Personalisht, kudo që kam vepruar, madje edhe atni në fakultet ku jam duke punuar përcaktohem për personalitete të cilët kanë më shum potencial më shum se unë, dhe kjo nuk është vetëm frazë, sepse besoj se këtë shtet nëse nuk e udhëheqi njerëzit më të mirë në të gjitha segmentet nuk do të ketë prosperitet për të gjith ne. Nuk mund të vendosni në administratë vetëm njerëz lojal të partisë në pushtet, kudo që të jetë dhe fatkeqësisht strukturave udhëheqëse ku është e rëndsishme vetëm numri , mendoj njerëzve të cilët nesër do t`u konvertohen në vota. Ndërkohë që faktor kyç për çdo demokraci është që qytetari të paraqet subjekt dhe jo objekt ndaj ët cilit mund të ushtrohet presion nga ata që janë në pushtet për qëllime të realizimit të intersave partiake.

Zoti Pendarovski për shqipatët mosrealizimi i Marrëveshjes së Ohrit element tjetër shumë i rëndësishëm është zhbllokimi i procesit erointegrues, si mendoni ta realizoni këtë synim, oponenti juaj thotë se ky proces është i vështirë por edhe ju në një mënyrë theksoni të njëtën se ky problem nuk mund të zgjidhet me shkop magjik?

Po unë në këtë drejtim them edhe një gjë shum të rëndësisme që oponenti im në këto gara për president të shtetit nuk e thot: Unë them qartë se për cështjen e emrit duhet të ndërtohet një qëndrim shtetrorë , fatkesisht maqedonia nuk ka të ndërtuar as një qëndrim ë qartë që do të paraqes qëndrimin zyrtarë të Qeverisë së Maqedonisë. Pa një qëndrim ë qartë të Republikës së Maqedonisë nuk mund të mendoni çfarëdo qoftë kompromisi në forumet e komunitetit ndërkombëtarë. Ne tani jemi FYROM dhe nëse ky emër duhet të ndryshohet, mendoj të bëjmë kompromis për këtë emër ju duhe t`i pyesni të gjithë ata të cilët jetojnë në këtë shtet. Ju e dini se dy partitë më të mëdha maqedonase janë të mendimit se për ndryshimin e emrit qytarët duhet të prononcohen në referendum. Dhe si do të mobilizoni të dalin më shumë se 900 mijë qytarët të pronocohen pë këtë çështje nëse nuk arrihet për këtë çështje një konsensus më i gjërë paraprakisht. Ju duhet tu tregoni edhe shqiptarëve se cili është mendimi juaj rreth kompromisit për çështjen e emrit. 

Ju theksoni se do të zotoheni pë një transparencë absolute rreth kësaj çështje?

Po nuk mund të jetë ndryshe, sepse për çështjet kryesore që tangojnë shtetin, e çështja e emrit është çështja më e rëndësishme për momentin pë Maqedoninë të shkyqni nga vendimarja 2 % të popullatës. 

Zoti Penarovski Ju thoni se në rrugëtimin drejt integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe Nato më e rëndësishme është integrimi fillimisht me vëndet e rajonit, pse?

E dini në viti 1996 atëkohë BE vendosën një klauzolë të ashtuquajtur rajonale, ku theksohej se nuk mund të integroheni pa krijuar raporte të mira ndërfqinjësore të kapërceni për tu futur në familjen evropiane. Ky është iluzion që të ngritet një bashkëpunim i frytshëm me Gjermaninë ose Italinë nëse paraprakisht nuk keni vedosur raporte të mira bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. 

Si e shihni atë bashkëpunim?

Po fare thjesht ju duhet të jeni prezent në rajon dhe autoritetet zyrtare të rajonit të jenë prezente këtu. Me thoni kur herën e fundit ju keni parë ndonjë ministër nga cili do shtet nga 5 fqinjë tonë të cilët vijnë këtu për të biseduar për çështje ekonomike. Unë nuk kujtohem. Ne bisedojmë vetëm për çështjen e emrit me Greqinë, herë pas here merremi me ndonjë deklaratë nacionaliste që vjen nga Bullgaria dhe asgjë më shumë, ndërkohë kemi 300 milionë euro sufiçit me shtetin e Kosovës. Keni dëgjuar ndonjëhërë të bëhët fjalë për ndonjë projekt të përbashkët ekonomik, mendoj projekt që realizohet vërtetë. Keni dëgjuar për ndonjë projekt që ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në atë drejtim. Politikanët tanë meren me politikë sa i përket shekulit të 19-të. Politikanët tanë meren me tema të cilat ishin aktuale për këtë rajon, kontinent para 100 madje para 150 vitesh. Politikanët tanë nuk flasin nevojat konkrete të qytetarëve të Maqedonisë pavarësisht se cilit etnitet i takojnë. Mendoj për ekonomi më të mirë, jetë më të mirë, biznes më të mirë, më shum para në xhepat tona, dhe kuptohet kushte të barabarta pë të gjithë që ta kërkojnë fatin në bazë të kualiteteve dhe vlerave. 

Thatë është humbur beteja por jo lufta , pse jeni të sigurtë në fitore?

Koncepti që u unë ofroj është një Maqedoni e hapur për bashkëpunim me të gjithë fqinjët e saj, e cila do të jetë pjesë e Evropës dhe para së gjithash një Maqedoni e demokratizuar në brendi si shtet . Këtë pala tjetër nuk e ofron. Ndaj shpresoj se bojkoti i shqiptarëve nuk do të jetë në fuqi gjatë raundit të dytë në atë masë që ishte raundin e parë, sepse çdo qytetar e ka të drejtën e vet të thotë se ç’ka mendon se kush duhet të jetë president i shtetit. Unë edhe një herë theksoj se bojkoti nga ana e shqiptarëve i siguron mandat të ri presidentit aktual por edhe kryeministrit aktual dhe qeverisjes së deritanishme”.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)