Pendavinji-Bashës: Kriza juaj
nuk është kriza e shqiptarëve

Pendavinji-Bashës: Kriza juaj<br />nuk është kriza e shqiptarëve
Deputeti socialist i qarkut të Korçës, Ilir Pendavinji i është drejtuar me një mesazh opozitës, të cilës i thotë se kriza e Partisë Demokratike, nuk është kriza e shqiptarëve.

Ai shton se PS është e gatshme të gjykohet dhe të testohet nga votuesit në 18 qershor, në ditën kur ka vendosur Presidenti i Republikës. 

“Kriza e Partisë Demokratike, nuk është kriza e Shqipërisë dhe shqiptarëve! Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama janë të angazhuar për të përfunduar këtë mandat kushtetues qeverisës siç i kanë besuar shqiptarët. 

Së bashku me Edi Ramën, ne jemi gati të testohemi në 18 qershor mbi punën e kryer të katër viteve, në datën kur Presidenti i Republikës ka dekretuar ditën e zgjedhjeve. 
Kush ka frikë nga zgjedhjet, e ka problemin me veten, jo me konkurrentët politikë”,
shkruan Pendavinji në rrjetin social Facebook.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij