TIRANE- Julian Sinanaj killeri serial i grupit terrorist, i arrestuar pesë ditë më parë me shumë bujë nga policia e Tiranës dhe shtetasi me inicialet N.Gj, 30 vjeç nga qyteti i Vlorës, janë dy personat që kanë pranuar të flasin për Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Deri në këtë fazë të hetimit këta dy persona konsiderohet si bashkëpuntorë të drejtësisë shqiptare, pasi në fazën fillestare të hetimit kanë pranuar të flasin për llogari të prokurorisë dhe policisë Shqiptare. I pari është marrë në pyetje Julian Sinanaj, i cili është ndaluar në zonën e “21 dhjetorit” në Tiranë, ku i është sekuestruar dy granata, një armë zjari tip TT dhe një aparat fotografik.
Pikërisht nga analizimi i kartës së aparatit telefonik, janë konstatuar disa fotografi të personave që janë ekzekutuar si dhe të disa individëve të tjerë. Fill pas këtij konstatimi dhe informacioneve operative se ditën e ngjarjes, Sinani do ekzekutonte një biznesmen në Tiranë, një grup punë në pranë edhe të Prokurorit të Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje, Julian Sinanin, ku gjatë intervistimit ky i fundit ka befasuar duke treguar se ka kryer mbi 20 vrasje me pagesë në Greqi, si dhe shumë veprime kriminale në Shqipëri. Pavarësisht këtij aktiviteti kriminal, Sinani nuk ishte dënuar në asnjë rast nga gjykatat shiptare.
Pendimi
Sinanaj ka mundur të qëndrojë vetëm 24 orët e para, duke mos dhënë asnjë rrethana, mirëpo kur tre ditë më parë në policinë e Tiranës është shoqëruar shtetasi 30 vjeçar me inicialet N.Gj dhe është bërë ballafaqimi i tyre në ambjentet e dhomave të paraburgimit, ku teksa janë marrë në pyetje të dy kanë vendosur të flasin, që me sa duket kanë kërkuar një marëveshje me policinë dhe prokurorinë. Pyetja e tyre është bërë nga specialistë të policisë Tiranë, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Drejtorit të Hetimit të Organizuar Sokol Bizhga. Të dy kanë folur gjatë, duke u shprehur për episode të ndryshme kriminale dhe pranuar autorësinë e krimit.
Sinanaj dhe shtetasi me inicialet N.GJ, kanë folur se vepronin në mënyrë të organizuar dhe se drejtoheshin nga shtetasi Marjon Mitro, i cili ishte nyja lidhëse që bënte pazarin me porositësit dhe vrasësve. Anëtarët e grupit, Genis Mëhillaj, Andon Mëhillaj dhe dy persona të tjerë të shpallur vepronin në bashkëpunim me njëri tjetrin. Të gjitha aktet teroriste dhe vrasjet janë kryer me pagesë, ndërkohë që personi që përdorej nga grupi në ekzekutimet ishte shtetasi Julian Sinanaj. Ky i fundit ka kryer disa vrasja në Shqipëri, ndërkohë në greqi mendohet se ka vrarë më tepër se 20 persona Shqiptarë dhe të kombësive të tjera. Tashmë i mbetet prokurorisë dhe policisë të hetojnë me imtësi të gjitha thëniet e dy personave që konsiderohen si të penduar.
Shkrimi u publikua sot (30.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com