Pendohen britanikët? Pas votimit të 
Brexit kërkojnë në Google për BE-në

Pendohen britanikët? Pas votimit të <br />Brexit kërkojnë në Google për BE-në
Kur s'kanë kaluar 24 orë nga referendumi i Brexit, votuesit britanikë duket se janë penduar për atë që vendosën një ditë më parë. Votimi për të dalë nga BE i ka gjetur banorët e Mbretërisë së Bashkuar krejtësisht të papërgatitur për pasojat që do t’i shoqëronin.

Tronditjet e rënda të tregjeve financiare së bashku me paralajmërimet për rreziqet e mëtejshme ekonomiko-politike që do të pasohen nga Brexit ka bërë që shumë njerëz të reflektojnë thellë mbi vendimin historik që morën ditën e Enjte.

Nga ana tjetër, shumë prej tyre duket se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për rëndësinë e referendumit dhe se çfarë ishte realisht në rrezik. Të dhënat nga motori i kërkimit Google, tregojnë se ditën pas BREXIT, 5 kërkimet më të shpeshta në Britani lidhur me Bashkimin Europian kanë qenë si më poshtë:

1.Çfarë do thotë të dalësh nga Bashkimi Europian?

2.Çfarë është BE?

3.Sa shtete janë pjesë e BE?

4.Cilat shtete janë pjesë e BE?

5.Çfarë do të ndodhë nëse Mbretëria e Bashkuar del nga BE?

Ndërsa disa nga pyetjet janë tematika që edhe juristët ndërkombëtarë po mundohen me vështirësi t'i japin përgjigje, disa pyetje krejtësisht elementare të bëjnë seriozisht të mendosh për nivelin minimal të informimit që qytetarët duhet të kenë përpara se të marrin vendime me rëndësi kaq të madhe historike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre