STRASBURG- Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut ka urdhëruar Maqedoninë që t’i paguajë 60,000 euro dëmshpërblim një shtetasi gjerman, me prejardhje libaneze. Gjykata në Strasburg ka thënë se “Qeveria e Maqedonisë duhet të mbajë përgjegjësi për torturën”.
Autoritetet maqedonase kanë arrestuar në vitin 2003 Khaled el-Masri dhe ua kanë dorëzuar agjentëve të CIA-s. Në atë kohë u fol se CIA kishte rrëmbyer njeriun e gabuar dhe e kishte hedhur Al Masrin në një rrugë të humbur në veri të Shqipërisë.
Zyrtarët e CIA-s e kanë dërguar në Afganistan, ku dyshohet se është torturuar për pesë muaj, derisa CIA ka kuptuar se ka bërë gabim, duke thënë se ka qenë në kërkim të një personi tjetër me të njëjtin emër.
Organizata Amnesty International ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut për Maqedoninë.
“Ky është moment historik, sepse, për herë të parë, mban përgjegjës një shtet europian për përfshirjen në programet sekrete të SHBA-së dhe është një piketë në luftën kundër mosndërshkimit”, thuhet në deklaratën e organizatës për të drejtat e njeriut Amnesty International.
Ekspertja për të drejtat e njeriut në këtë organizatë, Julia Hall, ka thënë po ashtu se ky vendim është një hap i rëndësishëm drejt llogaridhënies për bashkëpunimin europian në kryerjen e torturave.
“Maqedonia nuk është e vetmja. Shumë qeveri të tjera evropiane bashkëpunojnë me CIA-n në rrëmbime, transferime dhe tortura”, u shpreh Hall.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com