Gazetari i Report Tv Armand Xhelili ka siguruar pamje nga banesa e Julian Zogaj në Vlorë ku është mbajtur peng për 2 javë, që prej datës 28 nëntor, Fisnik Xhaka 39 vjeç nga Kosova.
Në derën e apartamentit ndodhej një kamer për të parë nga brenda se kush ndodhej jashtë. Gjithashtu ambienti është i pajisur me kamera sigurie. Apartamenti ndodhej rreth 300 metra larg komisariatit të Vlorës.
Sakaq është bërë me dije se Xhaka kishte dalë garant tek 3 pengmarrësit që disa persona ne Europë te merrnin një sasi droge me vlerë 70 mijë euro pa e paguar dhe se lekët do i paguanin më vonë.
Pagesa nuk është bërë dhe 3 personat e arrestuar kanë marrë peng Fisnik Xhakën duke i kërkuar 70 mijë eurot për të cilat ai kishte dalë garant. Xhaka nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me policinë.
Lajmi kryesor:
Mbajtën peng 39-vjeçarin për 2 javë, shkak 70 mijë euro të papaguara nga pazare droge! 3 të arrestuar në Vlorë! E motra denoncoi në polici 'zhdukjen' e vëllait











