Pengonte kancelaren në ushtrimin e detyrës dhe nuk respektonte vendimin e KLGJ! ILD: ‘Vërejtje publike’ për Bevis Shehaj

Pengonte kancelaren në ushtrimin e detyrës dhe nuk respektonte vendimin e KLGJ! ILD: ‘Vërejtje publike’ për Bevis Shehaj

Bevis Shehaj

‘Vërejtje publike’ për zv. kryetarin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, i cili pengonte kancelaren e kësaj gjykate të pengonte në ushtrimin e detyrave ligjore, duke mos lejuar funksionimin normal të gjykatës. Kjo është kërkesa e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për KLGJ-në si masë disiplinore ndaj gjyqtarit Bevis Shehaj.

ILD njofton Shehaj ka lejuar moszbatimin, pa shkaqe të justifikuara, të vendimit të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me kancelaren e gjykatës, si dhe në mënyrë të përsëritur, gjatë dy mbledhjeve të Këshillit të Gjykatës, nuk ka respektuar dispozitat ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave

“Ndërmarrja e këtyre veprimeve nga magjistratit përbëjnë mospërmbushje të detyrës së zvkryetarit, i cili ka përgjegjësi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e gjykatës si institucion, dhe ka krijuar konfuzion mbi ushtrimin e kompetencave të kancelares, e cila është përgjegjës për menaxhimin e administrimit gjyqësor. Shkeljet e konstatuara nuk lidhen me veprimtarinë e tij profesionale të magjistratit. Ato mund të jenë të rëndësishme për vlerësimin etik dhe profesional të tij, por janë të natyrës që magjistrati duhet të mbajë përgjegjësi disiplinore. Moszbatimi pa shkaqe të arsyeshme nga ana e tij si drejtues i një vendimi të dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor vlerësohet si një sjellje joprofesionale, e cila diskrediton pozitën e drejtuesit të një gjykate dhe figurën e gjyqtarit në veçanti”, njofton ILD.

Sipas Inspektorit i kërkohet KLGJ-së pranimi i kërkesës për fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit B.SH., për shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1 shkronjat “g” dhe “gj” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike”

“Vërejtja publike” përmbush dy qëllime parandaluese: parandalimin e posaçëm, në kuptimin që magjistrati në të ardhmen të mos kryejë më shkelje disiplinore; dhe parandalimin e përgjithshëm, në kuptimin që magjistratët e tjerë, kuptojnë që një sjellje e papërshtatshme nuk duhet kryer, pasi është e ndëshkueshme me masë disiplinore.

Bevis Shehaj, gjyqtar i gjykatës administrative në Vlorë, është shkarkuar nga KPK pasi u ngritën riti pikëpyetje për vendime të gjyqtarit Shehaj të marra në cenim të procesit të rregullt ligjor apo në kushtet e konfliktit të interesit, konstatime që u kundërshtuan nga subjekti si dhe balanca negative në vlera të mëdha për pasuritë e krijuara prej prindërve, përpara se ai të emërohej si gjyqtar.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?