Militantët e Shtetit Islamik IS, kanë lëshuar të marten videon e radhës, ku paraqitet pengu britanik, gazetari John Cantile, i cili detyrohet të jep leksion perëndimit mbi sulmet në Siri e Irak.
Britaniku, Cantlie i cili paraqitet në këtë video pesë minutësh, i mbajtur peng nga IS, i drejtohet presidentit amerikan, Barack Obama, duke i kërkuar që të mos sulmojë Shtetin Islamik.
Cantlie, paraqitet i veshur me një këmishë portokalli, me flokë të qethur shkurt, i cili e përshkruan IS si "lëvizjen më të fuqishme xhihadiste që ka parë në historinë e kohëve të fundit", duke shtuar se ‘Shteti Islamik, nuk mund të dëmtohet e as shkatërrohet nga Shtetet e Bashkuara”.
Ndryshe, militantët e IS, përmes videove të tilla, kanë ekzekutuar me prerje të kokës, dy gazetarë amerikanë dhe një punëtor humanitar britanik.
Videoja e fundit, thuhet se është regjistruar pak para se Shtetet e Bashkuara të fillojnë sulmet ajrore në Siri, të hënën mbrëma.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO