Sipas koreano-jugorëve, ajo ka fluturuar për gati 450 km dhe qëndroi në ajër pothuajse 6 minuta. Japonia pretendon se raketa ra brenda zonës së saj ekskluzive ekonomike, një zonë ujore kjo që shtrihet për 200 milje detare nga bregdeti japonez.
Ky është testi i tretë radhazi i ndërmarrë nga diktatori Kim Jong un brenda tre javësh.
Presidenti i Koresë së Jugut menjëherë pas këtij lajmi ka thirrur një mbledhje emergjente të Sigurisë kombëtare.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump është njoftuar për këtë lëvizje të Diktatorit Kim ndërsa mësohet se Eashingtoni ka dërguar drejt Koresë një luftanije të tretë.
Lëvizja e Penianit duket si një përgjigje ndaj Samitt të G7 të sapo përfunduar në Itali, ku liderët e 7 vendeve më të mëdha ranë dakort se Koreja e Veriut paraqet një nivel shumë të lartë të kërcënimit cka prek gjithnjë e më shumë paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com