Dukej sikur tensionet mes Koresë së Veriut dhe pjesës tjetër të botës po ecnin në drejtimin e duhur, por jo.
Koreja e Veriut kërcënon sërish duke ndërmarrë një tjetër testë bërthamor.
Zyrtarë japonezë thanë se raketa, e cila u lëshua nga qyteti veriperëndimor i Kusongut, arriti lartësinë prej 2.000 km duke rënë shumë pranë territorit rus.
Një veprimi i tillë i Penianit shkaktoi menjehëre reagimin e SHBA, fqinjit jugor dhe BE.
Presidenti i ri i Koresë së Jugut i cili ka bërë thirrje për dialog e konsideroi testin balistik një kërcënim serioz për sigurinë e rajonit.
Ndërsa presidenti i SHBA Donald Trump bëri thirrje për “sanksione më të ashpra” ndaj Koresë së Veriut.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Donald Trump “nuk mund të imagjinojë që Rusia është e gëzuar për këtë”, pasi raketa ra jo shumë larg territorit rus.
Një zëdhënës i Kremlinit reagoi më vonë, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin ishte shqetësuar nga testi i fundit.Edhe kryeministri i Italisë e dënoi testin duke u shprehur se duhen ndërmarrë masa për të ndaluar Penianin.
Bashkimi Europian e konsideroi testin balistik një kërcënim për paqen botërore cka tensionon edhe më tej tensionet në rajon.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com