Peniani parë nga lart, ‘Déjà vu’
si Tirana 25 vite më parë

Peniani parë nga lart, ‘Déjà vu’<br />si Tirana 25 vite më parë
Koreja e Veriut është vendi më i izoluar politikisht në botë. Ai është shteti më i izoluar e shpesh herë shihet edhe si misterioz. Madje udhëheqësi i saj Kim Yong vihet shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të vendimeve të tij lidhur me raketat bërthamore dhe kërcënimin që paraqet për botën.

Ai shihet si një diktator i dashur e shpesh herë të rikthen në kohën e Shqipërisë komuniste ku lideri Enver Hoxha shfaqej si një udhëheqës shumë i dashur ku madje qytetarët qanin për të.

Kjo video është një ‘Déjà vu’ në Tiranën e 25 viteve më parë. Në të paraqitet kryeqyteti Korean, Peniani me 3 milionë banorë, një pamje e siguruar nga hapësira. Çdo gjë është e shkretë rrugët, stadiumi ambasada kineze.

Jeta duket e mbyllur sikurse në periudhën komuniste kur të gjithë jashtë kufijve konsideroheshin armiq. Jo vetëm kjo shkretëtirë por edhe paradat e organizuara nga diktatori të kthejnë pas në kohën komuniste shqiptare.

Por kush ka kureshtje mund ta shohë pa frikë sepse e shkuara të ndihmon të ndërtosh të ardhmen.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës