Peniani: Raketa balistike test i 
suksesshëm, nuk ndalemi

Peniani: Raketa balistike test i <br />suksesshëm, nuk ndalemi
Ndonëse SHBA, BE dhe Nato dënuan testin e ri balistik të ndërmarrë nga Koreja e Veriut, Peniani jo vetëm që krenohet me aksionin e saj, por diktatori Kim Jong Un nuk ndalet, por urdhëron shkencëtarët që të zhvillojnë të tjera raketa bërthmore më preçise në veprimin e tyre.
 
Koreja e Veriut deklaron se ishte ajo e cila testoi në mënyrë të suksesshme raketën e lëshuar ditën e djeshme. Agjensia koreano veriore e lajmeve beri te ditur se operacioni për testimin e kësaj rakete është kryer nën mbikëqyrjen e liderit Kim Jong Un.
 
Lideri koreano verior ka urdhëruar gjithashtu shkencëtarët në vendin e tij që të vijojnë edhe më tej punën për të zhvilluar raketa bërthamore më preçise dhe të llojeve të ndryshme. Kim shtoi se testet raketore do të vijojnë deri sa SHBA dhe aleatët, të bëjne zgjedhje të arsyeshme.
 
Raketa e lëshuar Hëasong-12, arriti një lartësi prej mbi 2 100 km dhe fluturoi për 787 kilometra duke iu afruar territorit rus. Peniani i lëshoi Shteteve të Bashkuara një tjetër apel për të mos e provokuar, duke e bërë të qartë se toka amerikane dhe operacionet e Uashingtonit në Oqeanin Paqësor, janë që të gjitha brënda rrezes së raketave koreano-veriore.
 
Testimi i djeshëm me raketa nga Peniani është dënuar ashpër nga, Koreja e Jugut, Japonia, SHBA dhe Bashkimi Evropian.Dy ditë më parë u duk sikur tensionet mes Koresë së Veriut dhe pjesës tjetër do të merrnin një tjetër drejtim pasi një zyrtare e lartë e Penianit u shpreh se Koreja do të ishte e gatshme për dialog por mbi bazën e disa kushteve por veprimi i së dielës përshkallëzon raportet siç dhe theksoi BE se testime të tilla kërcënojnë paqen dhe sigurinë në rajon.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë

Aksidentohet djali i Brad Pitt dhe Angelina Jolie, pëson dëmtime në kokë