Peniani: Seuli e Cia komplot për të
vrarë diktatorin Kim Jong-un

Peniani: Seuli e Cia komplot për të<br />vrarë diktatorin Kim Jong-un
Shërbimet e inteligjencës amerikane Cia dhe ato të Koresë së Jugut tentuan të vrisnin me substancë biokimike liderin e Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Një denoncim i tillë vjen nga qeveria e Penianit e cila e ka publikuar akuzën e saj në agjensinë zyrtare të lajmeve.

“Inteligjenca amerikane dhe ajo koreano-jugore kanë urdhëruar një komplot të egër” lexohet në shkrim e cila citon komunikatën e ministrisë për sigurinë e shtetit.
 
 Kujtojmë se dy muaj më parë vëllai i diktatorit u vra në Malajzi, dhe dyshimet ranë mbi vetë Korenë e Veriut.
 
Po ashtu raportet mes Penianit Eashingtonit dhe aletaëve janë tensionuar për shkak të aksioneve të ndërmarra nga Kim Jong un i cili teston raketa balistike të kundërshtuara fuqishëm nga  SHBA.

Po ashtu retorika e luftës mes Trump dhe Kim duket se nuk ka fund ndërsa shpesh herë në horizont duken shenja konflikti që rrezikon paqen në rajon dhe jo vetëm.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore