Përbërësit:
- 400 gr makarona (penne)
- 200 gr proshutë
- 250 gr pana e freskët e lëngshme
- 50 gr djathë parmixhano
- 1 thelpi hudhër
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
- Majdanoz sipas dëshirës
- Kripë, piper i zi, arrë myshk
Përgatitja:
Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të kripur për të zier makaronat. Shtojmë kripën vetëm pasi uji të vlojë dhe i lëmë makaronat të ziejnë al dente, sipas kohës së gatimit të treguar në paketim. Ndërkohë, presim proshutën në shirita të hollë. Në një tigan të madh hedhim pak vaj ulliri dhe shtojmë hudhrën. Shtojmë proshutën dhe e kaurdisim për rreth 4 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Heqim hudhrën, shtojmë panën e freskët, e aromatizojmë me pak arrë myshk dhe vazhdojmë gatimin në zjarr të ulët edhe për 2 minuta. Kullojmë makaronat, i shtojmë në tigan, duke ruajtur pak ujë gatimi. I përziejmë mirë që pasta të lidhet me salcën. Fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë dhe djathin parmixhano. E përziejmë sërish dhe rregullojmë kremozitetin me pak ujë gatimi nëse është e nevojshme (të mos thahet panna, por të jetë një masë kremoze). E shërbejmë të ngrohtë me pak piper të zi të sapobluar.
Komente












