“Një VKM, për njohjen e periudhave të punës të dokumentuara me laps si dhe dhënjen e kompetencave më të plota komisioneve të pensioneve për vërtetimin e periudhave të sigurimit kur ato nuk janë të plota por që mund të vërtetohen me dokumentacione të tjera që nuk janë pjesë e dokumentacionit të përcaktuar për lidhjen e pensioneve. Me marrjen e kësaj mase, synojmë të arrijmë një reduktim të ndjeshëm të proceseve gjyqësore të cilat, jo vetëm kanë shkaktuar lodhje dhe probleme ekonomike tek qytetarët por edhe kanë zvarritur procedurat e caktimit të pensioneve dhe kanë shkaktuar ulje të performancës së shërbimit e humbje të besimit të njerëzve ndaj sistemit”, - u shpreh Klosi.
Periudhaat që kanë më shumë prombleme janë ato mes vitit 1994-1996. “Një VKM për zgjidhjen e disa problemeve dhe diferencave në masën e pensioneve që i përkasin periudhave 1994-1996”, - përmendi Blendi Klosi. Këto ndryshime do të arrihen pasi pranë arkivës së ISSH-s do të krijohet nëj strukturë e re për çertifikimin e priudha të sigurimit. “Krijimin pranë Arkivës, të një strukture të re të çertifikimit të periudhave të sigurimit duke totalizuar dhe shfrytëzuar të gjithë materialin arkivor dhe duke dhënë përgjigje shteruese për kërkesat për verifikim të cilat dërgohen në atë arkiv.
Edhe kjo masë, do të sjellë përmirësime të ndjeshme të performancës së shërbimit, shkurtim të kohës së caktimit të pensionit si dhe saktës në administrimin financiar të fondit të pensioneve”, - theksoi Ministri i Mirëqenies Sociale.
Kompensimi edhe ushtarakët
Gjithashtu Ministria e Mirëqenies Sociale, pritet të hartojë një vendim edhe për ndryshimin e procedurave për dhënien e kompenimit të energjisë elektrike, por edhe për ish-ushtarakët duke u hequr debitë si dhe njohur vitet e punës. “Një VKM për zgjidhjen e disa problematikave që janë evidentuar lidhur me dhënjen e kompensimit të energjise elektrike, si dhe një zgjidhje më të plotë dhe ligjore të problematikave të pensioneve të ushtarakëve, të cilët jo vetëm kanë krijuar shqetësime të kësaj shtrese por edhe kanë krijuar mjaft debitorë dhe performancë të dobët të shërbimit”, - u shpreh Klosi para drejtuesve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Llogaritja e pensionit
Gjithashtu ministri tha se do të ketë rregulla të reja për llogaritjen e pensioni mbi pagat dhe mbi kontributet që janë paguar. “Preçizimin e rregullave të identifikimit dhe përllogaritjes së periudhave të sigurimit dhe të totalit të pagave mbi të cilat janë paguar kontributet. Kjo do të arrihet duke ripunuar nën frymën e ligjit të ri të sigurimeve shoqërore, rregulloren për llogaritjen e bazës së vlerësuar etj si dhe përgjithësimin e standartizimin e praktikave të pritjes dhe caktimit të pensioneve”, - tha Blendi Klosi.
Deri tani sipas ISSH-s, ka patur disa prombleme dhe vonesa, kryesisht me pensionin social dhe kompensimin e energjisë. Ndërkohë Drejtori i ISSH-s Astrit Hado, ka vlerësuar deri tani rritjen e numërit të kontribuesve, ku sipas tij, ka më shumë kontribues se sa përfitues.
Analiza për 2015-n. Rriten të ardhura, në skemë 718 mijë kontribues
Në analizën vjetore të Institutit të Sigurimeve Shoqërore janë paraqitur shifrat sa është rritur numëri i kontribuesve. Të ardhurat nga kontributet janë rritur me 4.1 miliard lekë ose 7.3% më shumë se në vitin 2014, ndërsa krahasuar me vitin 2013, janë 8. 6 miliard lekë ose 16.9% më shumë. Numri mesatar i kontribuesve në vitin 2015 rezulton mbi 718 mijë ndërkohë që si numer fizik i personave pjesmarrës në skemë i evidentuar në fund të vitit është shumë më i lartë.
Krahasuar me vitin 2013, numri i kontribuesve është rritur me rreth 157 mijë, ose 28.3%. Rritja e numrit të kontribuesve ka çuar në rritjen e të ardhurave kontributive dhe si rrjedhojë në uljen e subvencioneve nga buxheti i shtetit për skemën e sigurimeve shoqërore.Kështu nga 48. 4 miliard lekë të parashikuara si transferta të buxhetit të shtetit në financimin e skemës së sigurimeve shoqërore, janë shpenzuar vetëm 42.4 miliard lekë ose 87.6% , duke ulur subvencionin per 6 miliard leke dhe rritur rezultatin pozitiv te ISSH per 1.1 miliard lekë.
Mbledhja. Pensioni social dhe kompensimi, kritika ndaj ISSH-s
Gjatë vitit 2015 u caktuan për here parë rreth 2000 pensione sociale, pensionet e veçanta për minatorët, u krye indeksimi sipas parashikimit në ligj, ju dhanë shpërblime pensionistëve në fund të vitit, janë paguar rregullisht rreth 80 mijë familje pensionistësh për kompensimin e energjisë elektrike, u shkurtua koha e caktimit të pensionit nga 45 ditë në 27 ditë. “Ne e konsiderojmë arritje të madhe vendosjen e pensionit social.
Por është e pafalëshme vonesa në caktimin e tij, sidomos gjatë 6/Mujorit të parë. Akoma ka 267 kërkesa të papërfunduara, që do të thotë 267 të moshuar mbi 70 vjeç pa të ardhura dhe natyrisht shumë të pakënaqur. Shumica e tyre janë në Drejtorinë e Tiranës. Edhe për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike ka patur shumë ankesa. Një pjesë e tyre nuk janë në dorë të specialistëve tanë, por në mjaft raste ka neglizhencë e shkelje flagrante.
Një tregues shumë negative i punës sonë, janë ankesat, kërkesat, denoncimet që janë shumë.Në Ministri ka mbi 900 kërkesa e ankesa pa llogaritur sa vijnë tek Ju dhe në institucione të tjera. Faktet janë tronditëse, gjatë vitit 2015, kërkesat për rishqyrtim pensioni, rikomisionime, kompensime të çmimit të energjisë, transferime të pensioneve nga një drejtori në tjetrën etj zënë 71% të kërkesave në ISSH ose 131 mijë raste”, -i’u tha Klosi drejtuesve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)