Pensionet, Klosi: Për dy vite
janë shtuar 20% kontributet

Pensionet, Klosi: Për dy vite<br />janë shtuar 20% kontributet
“Vetëm  në dy vite kemi shtuar 20% më shumë kontribute”, është kjo deklarata e Ministrit të Mirëqenies Sociale Blendi Klosi gjatë një takimi me pensionistë në Pallatin e Kongreseve.
 
“Vetëm  në dy vite kemi shtuar 20% më shumë kontribute. Kjo është e vërteta. Kjo është ajo që kemi kërkuar të bëjmë gjatë gjithë këtyre muajve. Në skemën e re hoqëm pension tavan nga 24 m ijë lekë që ka shkruar 37 mijë lekë. Ulëm moshën në pension për minatorët dhe tashmë po e bëjmë edhe për naftëtarët. Sot janë shumë më shumë pensionistë që duhet të përfitojnë. Ne reduktuam dyfish numrin e atyre që ankohen në zyrat e pensioneve. Sot falë një serë vendimesh kemi arritur të përgjysmojnë numrin e ankesave në sistemet gjyqësore”, tha Klosi.

Klosi e cilëson reformën që Qeveria Rama ka ndërmarrë si më historiken që ka marrë politika në Shqipëri.

“Sa do të vazhdonte dhe si do të mund të vazhdonte ai sistem një zot e di. Reforma që kemi nisur të zbatojmë është padyshim një nga reformat më historike që ka marrë politika në vendin tonë. Ndërmorën një operacion që pati në themel për të ndërtuar filozofinë e skemës. Ne bëmë të mundur që çdo pensionist dhe qytetar të ishin të barabartë përballë kontributit. Gjetëm një sistem kur të gjithë merrnin të njëjtin kontribut. Duke vendosur në themel skemën e drejtësisë dhe duke luftuar informalitetin”, tha ministri.

Ministri Klosi deklaroi se Arkiva Qendrore e Sigurimeve shoqërore po dixhitalizohet ndërsa theksoi se fokusi i kësaj qeverie është që pensionistët përveçse të marrin pensionin duhet të jetojnë në mirëqenie.
 
“Arkiva Qendrore e Sigurimeve shoqërore po dixhitalizohet. Sistemi vinte nga një kaos i pafund dokumentesh. Të dashur pensionistë qasja jonë ndaj moshës së tretë nuk është vetëm pensioni, por është jeta më e mirë e çdo pensionisti. Qasja jonë është vëmendje e plotë për çdo kategori. Është investuar në shtëpinë e të moshuarve në disa vende në Shqipëri. Bashkë me bashkitë kemi nisur punën për një park kombëtar të mirëqenies. Jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë shumë më shumë sepse ju meritoni shumë më shumë, ju uroj gëzuar shpërblimin e fundvitit”, u shpreh ministri.

Ndërsa ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj u shpreh se qeveria jo vetëm tejkaloi rrezikun që pensionistët të mbeteshin pa pension por u garantua edhe ai social.
 
“Kryeministri i referohet asaj që ne duam të bëjmë në vazhdimësi, Shqipëria e gjeneratës tjetër që ka në fokus gjeneratën që na bëri të vinim këtu, gjeneratën tuaj. Një ditë kur ne filluam reformën e pensionit rreziku që ju të mos merrnit pension ishte real por për shkak të asaj reforme ne kemi garantuar edhe pensionin social. Ky pension është vëmendja që kjo qeveri ka për moshën e tretë. Për shkak të reformave kthyem ekonominë shqiptare në drejtimin e duhur por vitin tjetër jemi në gjendje të rrisim të gjitha pensionet”
, tha Ahmetaj.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS