Pensionet, PD: Rama e Veliaj 
mashtrues klasi, PD i pagoi sigurimet

Pensionet, PD: Rama e Veliaj <br />mashtrues klasi, PD i pagoi sigurimet
TIRANE - Partia Demokratike përmes deputetit Sherefedin Shehu e ka cilësuar skemën e re të pensioneve të qeverisë si shkatërruese. Deputeti Shehu tha se Ministri I Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama gënjejnë kur thonë së nën qeverisjen demokrate nuk janë paguar sigurimet.

Për opozitën kjo është një skemë për të përhapur panik në opinionin publik dhe për ta manovruar atë sipas qëllimeve të qeverisë.
 


DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, SHEREFEDIN SHEHU



Rama gënjen për kontributet, pensioni social skemë shkatërruese
Deputeti Sherefedin Shehu denoncon mashtrimin publik të Ramës për punonjësit e pasiguruar. Thesari nuk bën kalimin e pagës pa faturën e kontributeve. Rama po përgjysmon pensionin mimimal. Skema e tyre thellon padrejtësinë sociale.
Gënjeshtrat e Ministrit të papërgjegjshëm të Mirëqënies Personale, u bënë sot tërësisht qesharake nga vetë Edi Rama.

Por duke qënë se spekulimi i tij ka të bëjë me pensionet, jemi të detyruar të nxjerrim në pah para opinionit mashtrimet e tij.
Rama dhe Veliaj genjenë për kontribute të paderdhura sepse pagat e sistemit buxhetor nuk paguhen nga Thesari i Shtetit, pa faturën e kontributeve shoqërore.

Numri i punojësve buxhetore në kohën e qeverisjes së mëparshme ka rënë në 87 mijë, ndërkohë që Rama dhe Veliaj flasin për 250 mijë të pasiguruar.
Rama dhe Veliaj synojnë të përhapin panik publik, duke frikësuar ata që kanë qënë në marrdhënie pune me shtetin.
Me deklaratat e tyre të papërgjegjshme, Rama dhe Veliaj dëmtojnë rëndë imazhin e shtetit.
Dhe më e keqja, ata nxisin publikisht evazionin fiskal, duke u thënë njerëzve se vetë shteti nuk paguan kontributet e sigurimeve shoqërore.
E vërteta e skemës së pensioneve të Ramës është shkatërrimi i sistemit të pensioneve.

I ashtuquajturi pension social është në fakt ndihma e sotme ekonomike, por duke e quajtur pension ata synojnë të godasin kulturën e sigurimeve dhe nxisin evazionin fiskal.
Me pensionin social ata përgjysmojnë pensionin minimal nga 125 mijë lekë në 67 milë lekë.
Me trefishimin e kontributeve në fshat ata ju heqin fermerëve pensionin e barazuar me qytetin dhe ju thonë mjaft e keni pensionin social.

Me heqjen e tavanit të pensioneve e thellojnë padrejtësinë mbasi skema e Ramës i rrit pensionet për ata që kanë paga të larta dhe i ul për ata që kanë paga të ulëta.
Me gënjeshtrat e tyre Rama dhe Veliaj po tentojnë të largojnë vëmendjen nga skema e tyre shkatërruese e pensionit social, nga dështimet e vazhdueshme, nga rritja e varfërisë dhe e papunësisë.

Ndërsa përvec këtyre dështimeve, Rama dhe Veliaj do të mbahen mend edhe si krijuesit e gënjeshtrës më të madhe publike.


Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!