TIRANE- Tre vjet përpara mbushjes së moshës për pension, çdo person ka të drejtë për të përfituar pension pleqërie të reduktuar, ndërkohë që me ligjin e ri nuk do të ketë më pension të pjesshëm. Këto janë ndryshimet e bëra më së fundmi në ligj dhe që janë bërë zyrtare tashmë, ndërsa pritet të zbatohen pas 1 janarit të 2015. “Personat e siguruar kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension kur kanë plotësuar vitet e sigurimit dhe nuk kryejnë veprimtar i ekonomike si të punësuar, punëdhënës ose të vetëpunësuar” thuhet në ndryshimet ligjore të bëra së fundmi. Por, ajo që është hequr si koncept në ligjin e ri është pensioni i pjesshëm.
/Shqiptarja.com








