Pensionistët, 3 kompensimet që marrin nga energjia elektrike

Pensionistët, 3 kompensimet që marrin nga energjia elektrike

Pensionistë

Sa herë që është rritur çmimi i energjisë elektrike, qeveria ka akorduar një kompensim shtesë për shtesat në nevojë, sidomos pensionistët. Sot të moshuarit marrin 3 lloje të ndryshme kompensimesh, të cilët janë miratuar në periudha të ndryshme.

I pari është kompensimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, i dyti kompensimi për të ardhurat mujore të pensioneve të fshatit dhe kompensimi për rritjen e çmimit të energjisë që u miratua në vitin 2015.

Kompensimi për mbrojtjen e shtresave në nevojë
Kush e përfiton: Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat. Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura.  Dokumentat: Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore.

Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSHEE-së dhe personit. Çertifikatë familjare. Për fëmijët mbi moshën 18 deri në 25 vjeç, vërtetim që vazhdojnë shkollën. Masa e përfitimit: 640 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin.

KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË FSHATIT
Kush e përfiton: Të gjitha pensionet e pleqërisë të plota dhe të pjesëshme. Të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesëshme. Të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesëshme të fshatit.

Masa e përfitimit: Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjestohet me pensionin bazë të miratuar.

690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare. Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.

Kompensimi i 2015-së
Kush e përfiton: Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat; b) Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar

Dokumentacioni që kërkohet: Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore. Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identitetit; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSHEE-së dhe personit. Fotokopje e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara. Çertifikatë familjare. Masa e përfitimit: a) 648 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës