Sipas ministrit këto kategori do të marrin 648 lekë në muaj si kompensim pas heqjes së fashës për energjinë elektrike. Ai tha se janë 203.928 familje, të cilat do të marrin kompensim për energjinë elektrike.
“Sot kemi një shtet i cili nuk shpërblen vjedhjen e energjisë, shkeljen e ligjit, mospagimin e taksave apo sigurimeve shoqërore, por shpërblen sjelljen e mirë dhe sipas ligjeve të këtij vendi”, tha Veliaj, duke nënvizuar se arsyeja pse do të kompensohen kategoritë si pensionistët apo personat me aftësi të kufizuara, është pikërisht pse janë edhe kategoritë më të rregullta në pagesat e energjisë.
Ja kategoritë që përfitojnë:
Familje me ndihmë ekonomike 88.094
Kryefamiljarë në pensione pleqërie e invaliditeti 80.000
Familje që kanë në përbërje PAK 7000
Të verbër (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016
Para e tetraplegjikë (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818
Punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj 9000
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)