Por cilat kompensime marrin sot pensionistët dhe ata çfarë do të përfitojnë ata që janë në prag pensioni? Gazeta “Shqiptarja.com” sjell sot të plota përfitimet që kanë të moshuarit dhe që duhet ti kërkojnë tek ISSH.
VKM e 1992
Kompesimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse në masën 350 dhe 700 lekë, e përfitojnë të gjitha kategoritë e pensioneve të pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare të qytetit, dhe në masën 200 lekë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, kur përfituesit banojnë në fshat. Pensionistët e fshatit, kur banojnë në qytet, përfitojnë 350 lekë.
1. Dokumentacioni që nevojitet për përfitimin e 350 lekëve:
a) Deklaratë personale, që plotësohet nga përfituesi pranë Agjencisë Lokale të Sigurimeve Shoqërore, në vendbanimin e tij; b) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike nga operatori i shpërndarjes së energjisë elektrike.
Dokumentacioni që kërkohet për përfitimin e shtesës prej 700 lekëve:
a) Dokumentat e përshkruara në pikën 2; dhe b) Çertifikatë familjare, kur ka fëmijë në ngarkim, me kusht që ata të jenë deri në moshën 18 vjeç, dhe kur vazhdojnë shkollën deri në 25 vjeç, duke paraqitur vërtetimin e shkollës. Kur ka persona në ngarkim mbi këtë moshë, duhet të paraqitet dhe vërtetim nga zyrat e punësimit, nga zyra tatimore e Bashkisë dhe komunave dhe nga zyra e tatim-taksave.
KOMPENSIMI NGA NDRYSHIMI i ÇMIMIT TË BUKËS
Kush e përfiton: a) Kompesimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit. 2. Baza ligjore:
a) VKM nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”; b) Udhëzim nr.5, i ISSH-së, datë 17.07.1996 “Për zbatimin e VKM nr.471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.
KOMPENSIM 500 LEKË
Kush e përfiton: a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plotë, të pjesshëm, të reduktuar dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit.
Masa e përfitimit: a) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë; b) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë; c)
Deri në 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri; d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.
Kompensim 190 lekë
Kush e përfiton: a) Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesëshme familjare të qytetit; b) Të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit;
c)Të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’iu jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr.763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“.
Masa e përfitimit: a) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë.
Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë; b) Përfitojnë 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare;
c) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, dhe nga shuma e mësipërme e llogaritur zbritet pensioni i cxaktuar brenda këtyre kufijve. d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.
KOMPENSIMI 200 LEKË
Masa e përfitimit: a) Deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë.
Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes të të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjestohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës; b) 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare; c) Deri në 200 lekë lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Per kompensimin e te ardhurave mujore te pensioneve“, plus 760 lekë nga VKM nr.763, datë 27.12.2006
“Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, plus 190 lekë kompesim nga VKM nr.415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“, plus 200 lekë kompensim nga VKM nr.716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”. Nga kjo shumë zbritet masa e pensionit të përfituar në momentin e lindjes së të drejtës; d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e të ardhurave nga pensioni dhe përfitohet së bashku me pensionin.
KOMPENSIM PËR PERSONAT NË NGARKIM TË PENSIONISTËVE
Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfitusi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar.Kush e përfiton: a) E përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet; - Kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë;
- Kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune. Masa e përfitimit: a) 414 lekë në muaj për çdo person të familjes në ngarkim kur: - Fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën; - Nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën.
b) 207 lekë në muaj, kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune, ose në pension. Nuk e përfitojnë: a) Pensionistët që realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësuar, ose kanë tokë në pronësi.
KOMPENSIMI PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË
Kush e përfiton: a) Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;b) Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura. Dokumentacioni që kërkohet:
a) Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit; c) Çertifikatë familjare; d) Për fëmijët mbi moshën 18 deri në 25 vjeç, vërtetim që vazhdojnë shkollën. Masa e përfitimit: a) 640 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin.
KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË FSHATIT
Kompesimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, deri në 690 lekë në muaj. Kush e përfiton: a) Të gjitha pensionet e pleqërisë të plota dhe të pjesëshme; b) Të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesëshme; c) Të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesëshme të fshatit.
3. Masa e përfitimit: a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesëshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjestohet me pensionin bazë të miratuar; b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare;
c) Deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri; d) Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.
KOMPENSIMI I 2015-SË
Kush e përfiton: a) Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe pension invaliditeti të plotë në fshat dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar në sektorin privat; b) Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.
Dokumentacioni që kërkohet: a) Deklaratë personale, që ndodhet, pranë Agjencive Lokale të Sigurimeve Shoqërore; b) Fotokopje e nënshkruar e Kartës së identitetit; c) Fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit; d) Fotokopje e Librezës së energjisë, që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara; e) Çertifikatë familjare; Masa e përfitimit: a) 648 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese së bashku me pensionin.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com