Pentagoni identifikon dy aviatorët që humbën jetën gjatë një aksidenti ajror në Afganistan

Pentagoni identifikon dy aviatorët që humbën jetën gjatë një aksidenti ajror në Afganistan

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka bërë të mundur identifikimin e dy aviatorëve të cilët humbën jetën gjatë përplasjes së një avioni ushtarak amerikan në Afganistan këtë të hënë.

Mësohet se dy personat ishin, Koloneli Paul Voss, 46 vjeç, nga Yigo, Guam, shërbeu në Komandën e Luftimeve Ajrore të Shtabit në Bazën e Përbashkët Langley-Eustis, Virxhinia dhe Kapiten Ryan Phaneuf, 30 vjeç, nga Hudson, Neë Hampshire, shërbeu në Skuadronin e 37-të të Bombave në Baza e Forcave Ajrore Ellsëorth, Dakota e Jugut, tha Pentagon në një deklaratë.

Departamenti i Mbrojtjes më herët njoftoi se aviatorët humbën jetën në përplasjen e një avioni Bombardier E-11A në provincën Ghazni të Afganistanit. E-11A është përdorur për të lidhur trupat në ushtarake në terren me qendrën, ose siç përshkruhet ndryshe nga pilotët e Forcave Ajrore si "ËiFi në qiell".

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes u shpreh se ekuipazhi kishte bërë një telefonatë shqetësuese, që tregonte se kishin një lloj problemi me avionin, pak para rrëzimit të tij dhe se nuk kishin prova që avioni ishte rrëzuar nga zjarri i armikut.

"Një bombë amerikane E-11A u rrëzua sot në provincën Ghazni, Afganistan. Ndërsa shkaku i përplasjes është nën hetim, nuk ka asnjë indikacion se përplasja u shkaktua nga zjarri i armikut. Ne do të japim informacion shtesë, pasi ai bëhet i disponueshëm," tha Koloneli Sonny Leggett në një mesazh në Twitter duke shtuar se: "Talibanët pretendojnë se lajmi për rrëzimin e avionit është i rremë," shtoi ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun