Gjatë ditës së sotme, presidenti amerikan Donald Trump ka anuluar takimin me Kim Jong-Un që pritej të zhvillohej me 12 qershor. Gjatë një prononcimi për mediat, drejtori i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane tha se Pentagoni është i gatshëm t’i përgjigjet çdo “veprimi provokues” nga Koreja e Veriut.
“Ne jemi duke qëndruar si një boksier, jemi të gatshëm të përgjigjemi”- tha drejtori i Shtabit të Përbashkët të ushtrisë amerikane dhe gjenerali Kenneth McKenzie.
Me tej ai u shpreh se:”Do të shohim se çfarë zhvillime do të ketë në ditët e ardhshme. Nëse ndodhin veprime provokative nga Koreja e Veriut, ne me siguri do të jemi gati në bashkëpunim me aleatët dhe partnerët tanë në rajon”.
Komento