Pentagoni kërkon rritje të buxhetit
ushtarak, shkak Kina e Rusia

Pentagoni kërkon rritje të buxhetit<br />ushtarak, shkak Kina e Rusia<br>
Pentagoni ka kërkuar një rritje të buxhetit të tij prej 80 miliardë dollarësh nga ai i vitit 2017, duke e çuar shumën e buxhetit që kërkon të aprovohet nga Kongresi në shifrën e 686 miliardëve, një nga bixhetet më të mëdha në historinë e SHBA. Kjo rritje e buxhetit është kërkuar me pretendimin e një rreziku të shtuar nga ana e Kinës dhe Rusisë.

“Gjithnjë e më shumë është e qartë se Kina dhe Rusia dëshirojnë të formësojnë një botë në përputhje me modelin e tyre autoritar, duke fituar autoritetin e vetos mbi vendimet ekonomike, diplomatike dhe të sigurisë të vendeve të tjera", thuhet në dokumentin e buxhetit të kërkuar nga Pentagoni.

Duke paraqitur propozimin e tij për buxhetin të hënën, Presidenti Trump është shprehur se ushtria amerikane do të jetë më e fortë se kurrë, duke përfshirë rritjen e arsenalit të çdo arme.

Nga ana tjetër propozimi i buxhetit të propozuar nga administrata e Trump parashikon shkurtime të mëdha fondesh për diplomacinë ndërkombëtare dhe  ndihmat e dhëna nga SHBA përtej detit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit