Pentagoni: Nëse Ukraina bie, NATO-ja do të duhet të luftojë me Rusinë! Putin nuk do të ndalet

“Nëse Ukraina bie, besoj vërtet se NATO-ja do të duhet të luftojë me Rusinë”. Kështu tha Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke nënvizuar, gjatë një seance dëgjimore në Kongres, se “ne e dimë se nëse Putin ia del mbanë këtu, nuk do të ndalet, do të vazhdojë të ndërmarrë veprime të tjera agresioni në rajon”.

"Nëse Ukraina bie, Putini nuk do të ndalet - përsëriti shefi i Pentagonit - ai do të vazhdojë të përparojë dhe të sulmojë territoret sovrane aty pranë. Nëse do të isha një vend baltik, do të isha vërtet i shqetësuar për atë që mund të ndodhte. Ata e njohin Putinin. Ata e dinë se çfarë ai është i aftë të bëjë”.

Për këtë arsye, vazhdoi Austin, duke iu drejtuar veçanërisht republikanëve që po bllokojnë paketën e ndihmës ushtarake prej 60 miliardë dollarësh për Kievin, "të mos ndihmosh Ukrainën është një rrugë shumë e rrezikshme", duke kujtuar se si "çdo ditë" shohim "rreziqet në fushën e betejës" ku ukrainasit po luftojnë me guxim për të mbrojtur territorin e tyre” dhe ku rusët po fitojnë terren, edhe për shkak të vonesës së ndihmës, që po bën që municioni të mbarojë.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazetarua: 04/03/2024 11:59

    Rusia ne gjithe historine e saj nuk ka sulmuar asnje shtet, perkundrazi eshte sulmuar nga Napoleoni dhe e mundi..pastaj nga Hitleri dhe e mundi dhe ate...Tani do ju munde dhe juve qe po ndiqni trashgimine imperialiste-hitleriane!

    Përgjigju
  • hehe: 01/03/2024 13:14

    shko mjeko kancerin mor derdimen, mos na shit budallalleqe se sta kemi as qejfin as ngene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja