Pentagoni përgatit trupat, 4 mijë
forca në Afganistan

Pentagoni përgatit trupat, 4 mijë<br />forca në Afganistan
Zyrtarë të administratës amerikane kanë thënë se Pentagoni do të dërgojë 4,000 trupa shtesë në Afganistan,duke shpresuar ti jap fund bllokadës në luftën 16 vjeçare.

Sipas burimeve të Associated Press, zyrtarë të paidentifikuar kanë thënë se ky vendim mund të bëhet publik gjatë javës pasuese.

Ndërkohë pjesa më e madhe e forcave shtesë do të trajnojnë dhe këshillojnë trupat afganë, është shprehur një zyrtar ndërsa një numër më i vogël do të caktohet në operacionet kundër terrorizmit ndaj grupit taleban dhe atij të Shtetit Islamik.

Zëdhënesi i Pentagonit ka deklaruar se: “Asnjë vendim nuk është marrë”.

Mattis u ka thënë ligjvënësve të SHBA-ve më 15 qershor se Presidenti Donald Trump, i ka dhënë atij autoritetin për të vendosur shtimin e trupave ushtarakë në Afganistan.

Nga raportimet e mediave në Shtetet e Bashkuara është bërë me dije se Mattis do të rekomandojë dërgimin e 3,000-5,000 trupave amerikanë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht kanë rreth 8,400 trupa në Afganistan.



Redaksia online  
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet