Pentagoni paralajmëron një përgjigje më agresive ndaj sulmeve kibernetike

Pentagoni paralajmëron një përgjigje më agresive ndaj sulmeve kibernetike

Udhëheqësit ushtarakë amerikanë kanë filluar të zbulojnë detaje të strategjisë së përditësuar kibernetike të Departamentit të Mbrojtjes, ku bëhet thirrje që trupat të "bëjnë fushatë si brenda ashtu edhe përmes hapësirës kibernetike" për të mbrojtur vendin. Pentagoni të premten njoftoi se në fillim të kësaj jave kishte ndarë një variant të klasifikuar të Strategjisë Kibernetike për vitin 2023 me Kongresin dhe premtoi se do të ofrojë një përmbledhje të paklasifikuar të strategjisë së re në muajt e ardhshëm.

Sipas një deklarate të Pentagonit, strategjia e re kibernetike përditëson atë të lëshuar në vitin 2018. Ajo bazohet në përvoja të operacioneve të rëndësishme kibernetike. Këto operacione përfshijnë rreth 47 dislokime në 22 vende nga një ekip i Komandës Kibernetike amerikane, që së fundmi ishte në Letoni. Zyrtarët amerikanë thonë gjithashtu kanë mësuar shumë nga përpjekjet e Rusisë për të përdorur sulme kibernetike, si pjesë e sulmit të saj në Ukrainë.

"Departamenti do të maksimizojë aftësitë e tij kibernetike me qëllim parandalimin e sulmeve kibernetike”, tha të premten Departamenti i Mbrojtjes.

Po kështu Pentagoni paralajmëroi se ekipet kibernetike të ushtrisë amerikane "do të bëjnë fushatë brenda dhe përmes hapësirës kibernetike, nën nivelin e konfliktit të armatosur, për të përforcuar përpjekjet për parandalim si dhe duke u krijuar problemeve kundërshtarëve". Në përputhje me deklaratat e mëparshme dhe dëshmitë në Kongres nga zyrtarë të lartë të Pentagonit, Strategjia e re Kibernetike e rendit Kinën si kërcënimin kryesor.

Në rast të një konflikti me SHBA-në, pothuajse me siguri do të shohim që Kina të përdorë operacione agresive kibernetike kundër infrastrukturës sonë kritike dhe pothuajse me siguri do të jetë në gjendje të dëmtojë infrastrukturën kritike”, tha në fillim të këtij muaji, drejtori i Agjencisë amerikane për Sigurinë Kibernetike dhe atë të Infrastrukturës, Jen Easterly.

Javën e kaluar, kjo agjenci së bashku me FBI-në, Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe vende partnere si Australia, Britania, Kanadaja dhe Zelanda e Re lëshuan një paralajmërim lidhur me aktivitetin kibernetik të një aktori të lidhur me Kinën, i njohur si ‘Volt Typhoon’.

Krahas Kinës, Strategjia Kibernetike e Pentagonit identifikon Rusinë, Korenë e Veriut, Iranin, organizatat terroriste dhe ato kriminale si kërcënime serioze për vendin. Pentagoni thotë se strategjia e re plotëson Strategjinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për vitit 2023, që u njoftua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të këtij viti./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë