Pentagoni rigjeneron muskujt
e ushtarëve nga qelizat e derrit
Një qelizë derri, një operacion kirurgjikal dhe ushtrime të rregullta: Këto janë tre ingredientët që u nevojitet pacientëve për të rigjeneruar muskujt e tyre. Gjithcka falë shkencës së Pentagonit, e cila është duke u përdorur për të rindërtuar pjesë të muskujve të ushtarëve të dëmtuar në betejë.
Një qelizë derri, një operacion kirurgjikal dhe ushtrime të rregullta: Këto janë tre ingredientët që u nevojitet pacientëve për të rigjeneruar muskujt e tyre. Gjithcka falë shkencës së Pentagonit, e cila është duke u përdorur për të rindërtuar pjesë të muskujve të ushtarëve të dëmtuar në betejë.
Ekipi i studimit që qëndron pas projektit, i bazuar në studimin e universitetit të Pittsburgh, ka bërë progrese të mëdha: Pak muaj pasi nisën provat klinike, ata arritën të operojnë 4 ushtarë dhe tani grupet e kirurgëve po kryejnë trajnime në të gjithë vendin duke perfeksionuar teknikën. Sipas Dr. Stephen Badylak, në krye të iniciativës, nëse progreset vazhdojnë me këtë ritëm, teknikë do të përhapet brenda 24 muajve dhe do behet një procedurë standarde për kurimin e traumave nga kirurgjia ortopedike.
Badylak dhe kolegët e universitetit të Pittsburgh janë një nga shumë grupet e studimit që drejtojën projekte të financuara nga Instituti i mjekësisë rigjenerative të forcave të armatosura (AFIRM) të Pentagonit. Tashmë studimet e fiancuar prej Pentagonit kanë arritur të perfeksionojnë proceduarat për cmentimin e kockave, për të zëvendësuar pjesët metalike që përdoren në traumat e kockave.
Projekti i rigjenerimit muskular sipas teknikës së Badayak zuri faqet e para në vitin 2007, kur ai publikoi lajmin e rigjenerimit të një pjesë të vogël të gishtit duke përdorur qeliza me prejardhje nga derri. Teknika fillon me implantimin e asaj që quhet matric ekstra-celulare, një lloj “qelize ngjitëse”, përbërësit bazë për rritjen e së cilës vinë nga proteinat e derrit. Këto proteina aktivizojnë një fluks qelizash të trupit të mbështjellin zonën dhe të fillojnë procesin e rigjenerimit të indit. E kombinuar me një rehabilitim intensiv, trupi jo vetëm që është i aftë të rikthej indet bazike të muskujve, por edhe tendinat dhe nervat që janë të nevojshme për funksionimin.
Pacienti i parë ishte një veteran, i cili kishte humbur pjesën e përparme të muskujve të kofshës gjatë një sulmi me granat. Ai mbaroi programin e nevojshëm 6 mujor të rehabilitimit që vijon pas kirurgjisë dhe tani është në gjendje optimale. Nëse nuk do ti ishte nënshtruar këtij procesi, veterani do të kishte humbur këmbën e tij, por tani është sikur të mos ishte dëmtuar kurrë.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
20.7%
-
As i mirë as i keq
35%
Vota total: 628
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEOLAJM/ Shikoni trafikun kilometrik në hyrje e dalje të Tiranës
26 Dhjetor, 13:23
-
Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet
26 Dhjetor, 13:23
-
Basha me kampionin e boksit Mario Cani: Shqiptarët kërkojnë vetëm mundësinë, shkëlqimin dhe suksesin e arrijnë vetë
26 Dhjetor, 13:22
-
Krishtlindje ’cowboy’! Beyoncé performon bashkë me vajzën e saj Blue Ivy
26 Dhjetor, 13:17
-
Rama njoftoi se do e mbyllë, personazhet shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion
26 Dhjetor, 13:08
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor, 13:06
-
Luiz Ejlli gdhend në trup portretin e Luna Mari
26 Dhjetor, 12:57
-
'Korrupsioni, pesticidi më i rrezikshëm i ekonomisë', Tabaku reagon për bllokimin e mandarinave: Njollë e keqe për sigurinë ushqimore në vend
26 Dhjetor, 12:53
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri
26 Dhjetor, 12:52
-
Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli
26 Dhjetor, 12:47
-
'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit
26 Dhjetor, 12:40
-
Prindërit e gënjyen për ekzistencën e Babagjyshit, letra e vajzës 8-vjeçare bëhet virale: Kurrë mos falni një gënjeshtar
26 Dhjetor, 12:29