Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten nga kërcënimi, SHBA nuk ka marrë pjesë në operacionin ushtarak por mbështet plotësisht Izraelin për të mbrojtur territorin e tij, njoftoi Pentagoni pasi Izraeli kreu 12 sulme ndaj caqeve iraniane dhe siriane në Siri, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore siriane.

Në njoftimin e Pentagonit thuhet se: "Departamenti Amerikan i Shtetit nuk ka marrë pjesë në operacionin ushtarak. Izraeli është partneri ynë më i afërt i sigurisë në rajon dhe ne mbështesim plotësisht të drejtën natyrore të Izraelit për tu mbrojtur nga kërcënimi ndaj territorit të saj dhe popullit të saj".

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com