Pentagoni shpreh mbështetje për
marrëveshjen bërthamore me Iranin

Një komandant i lartë i ushtrisë amerikane shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Pentagonit për marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore.

Shefi i Komandës Qendrore të SHBA-së, Joseph Votel, i tha Komitetit të Senatit për Shërbime të Armatosura se ai ndan pikëpamjet e njëjta me sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis, dhe shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Joe Dunford, se marrëveshja është ende në interesin më të mirë të SHBA-së.

“Nga perspektiva ime, marrëveshja adreson një nga kërcënimet kryesore që paraqet Irani për ne. Nëse ajo prishet, ne do të duhet të gjejmë mënyrë tjetër për të trajtuar programin e tij bërthamor”, tha Votel.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është dakorduar të frenojë aktivitetet e tij bërthamore, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur edhe të martën se kjo është marrëveshja “më e keqe” e mundshme.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?

Frrok Çupi: Pse Sali Berisha u vjen rrotull burgjeve?