SHBA-Pentagoni ka njoftuar se krerët e shtabit të përgjithshëm ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, do të zhvillojnë një takim ditën e sotme në Baku (Azerbajxhan).
Gjenerali amerikan, Joe Dunford dhe gjenerali rus, Valeri Gerasimov, do të bisedojnë për disa çështje të rëndësishme, ku mes tyre është edhe organizimi i një tryeze bisedimesh.
“Gjenerali Dunford dhe gjenerali Gerasimov do të diskutojnë një sërë çështjesh duke përfshirë situatën aktuale të marrëdhënieve ushtarake amerikano-ruse dhe rëndësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të qarta dhe në vazhdimësi mes ushtarakëve për të shmangur keqkuptimet dhe krizat madhore”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.
Gjithashtu dëshira për realizimin e një takimi mes presidenti rus, Vladimir Putin dhe atij amerikan, Donald Trump është shprehur nga të dyja palët, por ende nuk është vendosur asgjë konkrete për sa i përket kohës ose vendit ku mund të zhvillohet një takim i tillë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com