Vera premton lëvizje sensacionale, teksa po projektohet një lëvizje e bujshme e Pep Guardiolës në drejtim të Premier League te Manchester City. Sinjali i parë ka ardhur nga vetë tekniku i kampionëve të Gjermanisë, spanjolli që po fiton gjithçka brenda kufijve, por akoma asgjë jashtë saj.
Në një intervistë për “Bild” spanjolli kur flet për përvojën dhe eksperiencën në Gjermani shprehet se ka mbetur i kënaqur. "Për mua dhe profesionin tim Bayerni ishte një sfidë e madhe. Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur, unë kam qenë shumë i lumtur që kam qenë trajner i Bayernit.
Kjo ishte një ëndërr e imja që u bë realitet" ka thënë Guardiola duke lënë të kuptohet që nuk do të vazhdojë kontratën. Në garë janë vendosur sheikët e City-t për të bindur që të ndërmarrë një tjetër aventurë, këtë herë në një tjetër kampionat të fortë si Premier League. Për ta bindur, sheikët janë gati t’i bëjnë dhuratë blerjen e Mesit 250 milionë Euro nga Barca.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com